Angela Merkel del nga skena politike, partia e saj CDU merr rezultatin më të keq historik në Gjermani…

Nëse “exit poll” e zgjedhjeve në Gjermani do të konfirmohen, ky do të jetë rezultati më i keq në historinë e konservatorëve të CDU-CSU. Të dhënat e para atyre u japin më pak se 25% të votave, por forca e kancelares Merkel nuk kishte zbritur kurrë nën 30% në nivelin federal.

Rezultati më i dobët është 31% në zgjedhjet e para pas Luftës së Dytë Botërore në 1949. Rezultati i dytë më i keq ishte ai i 4 viteve më parë me 32,9% të votave.