Milan në takimin e dytë të fazës në grupe të “Europa League” të luajtur mbrëmë kundër kroatëve të Rijekës triumfoi 3-2 falë golit të vonshëm të Patric Crutone. Në përfundim të sfidës gazetarët vëmendjen nuk e kishin te rezultati pasi pyetjen e parë të drejtuar teknikut Vinçenzo Montella e kishin për të shkarkuarin Carlo Ancelloti-n. Ish-numri 1 i pankinës së Bayern u largua dje nga klubi gjerman dhe tani e ardhmja e tij lidhet më Milan.
“Për Ancelottin kam një vlerësim të pamasë. Kur fillova këtë zanat ka qenë i pari trajner që kam parë të punojë nga afër, mund të vijë te Milani kur të dojë për të qenë zëvendësi im, ose unë i tiji”.
Në lidhje me sfidën ndaj Rijekës dhe vështirësitë në minutat e fundit trajneri kuqezi theksoi: “E ndjeva edhe unë që djemtë patën një shkëputje nga ndeshja. I kam kërkuar të luajnë me shpirt dhe grintë, por edhe që të kënaqen në fushë. Goli i parë i tyre na frikësoi, për fat të mirë arritëm të merrnim një fitore shumë të vyer”./balkanweb/