ANALIZË – Sherbimi dyfish për mandatin e tretë të Edi Ramës, “opozita” e re që pranon “t’ia futë” edhe vetes…

“11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator.”.

Këto pak rreshta zbuluan përfundimisht planin e “opozitës së re” në parlament. Po bëhen gati ti bëjnë jo një port ë paktën dy sherbime të rëndësishme Edi Ramës në realizimin e ëndrrës së tij për mandat të tretë qeverisës në këtë vend.


Ajo që kuptohet lehtë ësht se me “ndryshimin e sistemit”, “opozita e re” nuk po luan për vete dhe interesat e saj. “Ndryshimi i sistemit” është vetëm justifikimi për të “futur duart” në Kushtetutë për të sanksionuar ndalimin e koalicioneve zgjedhore. Edhe më budallai në këtë “grup parlamentar”, e kupton se kjo lëvizje shkon në interes të Edi Ramës.

Është e qartë se përballë Opozitës së Bashkuar, ai është i humbur. Por shpreson të dalë forcë e parë politike, pas ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, për të kërkuar aleat të tipit të “opozitës së re”. Sondazhet i kanë thënë qartë se është i humbur përballë Opozitës së Bashkuar, por mbase mund të rezultojë forcë e parë politike si Rilindje. Pak a shumë, siç ndodhi në zgjedhjet e 2017- ës. Ky është shërbimi i parë, deri diku i dekriptuar prej kohësh, që “opozita e re” i premton Edi Ramës publikisht.

“Opozita e re” ka në plan dhe po e realizon mesa duket, të krijojë një “partiçkë” sepse fjala “parti” është shumë e madhe. Ajo paralajmëron si pjesë të elektoratit që do të synojë, atë të PD-së. Natyrisht, si në çdo subjekt politik, në opozitëose në pushtet, ka të pakënaqur. Pikërisht këtë kategori tenton të tërheqë një parti e “opozitës së re”, me shpresën e dëmtimit të PD-së, duke i kryer edhe shërbimin e dytë Edi Ramës në synimin e tij për një mandat të tretë qeverisës.

Këto dy shërbime, nëse do të realizohen sipas këtij skenari deri në fund, do të sjellin përfitime të padiskutueshme për “opozitën e re” të sotme dhe partinë e saj nesër. Sipas gjasave nuk do të sigurojnë dot mandate parlamentare me sistemin aktual proporcional rajonal. Vetëm ai proporcional kombëtar, mund ti japë shanse për 1 ose 2 mandate, të cilat gjithsesi, do të jenë ë sherbim të Edi Ramës dhe mandatit të tij të tretë qeverisës që e ëndërron. “Për inat të vjehrrës, bie në shtrat me mullixhinë”, është morali i kësaj “fabule”.

Ndërkohë, këto orë, këto ditë, “opozita e re” po i kryen Edi Ramës edhe një sherbim tjetër. Deklarimet për mosbotim të marrëveshjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, e lë Shqipërinë në dorën e Kodit Zgjedhor aktual. 2017-a tregoi se Rilindja është mjeshtre në “fitoren” e zgjedhjeve me këto rregulla loje, ku nuk garantohet identifikimi i zgjedhësve e sidomos, përjashtimi nga e drejta e votës e emigrantëve që nuk blihen dot nga paratë e mazhorancës. Ajo që rrezikohet, nëse ndërkombëtarët nuk flasin qartë, haptas dhe për të mirën e shqiptarëve, është përsëritja e “30 qershorit”, por në nivelin e zgjedhjeve parlamentare. Kush mund ta parandalojë këtë skenar…?! /Nga Blerti DELIJA/

 ABCOM ║ VODAFONE