Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet…

ShkodraWeb 13 May, 2025
zef shtjefni 2025

Tani po u vjen fundi i numërimit të votave në shkallë vendi, po paraqes disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet.

Aleanca e Mashtrimit bëri një koalicion duke mashtruar shqiptarët si koalicioni më i madh në histori, ku një pjesë e partive politike nuk i futi as në listë të hapur kryetarët e tyre, duke e mbushur listat e partive me kandidatët e tyre sepse nuk besonte te partite e tjera të djathta!

Faktorë tjetër ishin primaret duke bërë që të shkatërrohej partia, ja kam thënë që në tetor të vitit 2022 që primaret nuk janë histori suksesi. Por i bëri primaret dhe asnjërin prej tyre se kandidoi që dolën fitues! Këtu filloi çarja e partisë!

Lista e mbyllur me të njejtët persona tash 30 vjet që nuk u beson askush. Lista e hapur duke u bërë qoka njerëzve të tyre, një listë pa intigritet, e mbushur plot me njerëz të SOROS- it!

Aleanca e Mashtrimit mendonte se do të fitonte e vetme pa votat tona por i kishte bërë hesapet gabim sepse në mënyrë graduale erdhi shkatërrimi i partisë. Duke e përqendruar fushatën në vetëm një dorë bëri që të mos kishte besueshmëri tek shqiptarët. Kompania lobuese e SHBA Krist Lacivita nuk shtoi asnjë votë përkundrazi, hoqi vota, nuk ndikoi fare tek shqiptarët.

Donin të shkatërronin Reformën në Drejtësi, qytetarët e kuptuan pasi besimi i tyre për Reformën në Drejtësi ishte pothuajse 70%, pra i tejkalonte partitë politike.

Mashtrimi me “non graten” që thanë ju hoq me një telefonatë të një gazetari që s’ kishte asnjë kuptim, se si mund të hiqet “non grata” pa asnjë procedurë! Këto ishin disa mashtrime që bënin dy ditë para zgjedhjeve.

Kompania lobuese dhe kontrata prej 6 MLN $ ishte kulmi që votuesit u larguan menjëherë nga kjo Aleance e Mashrimit. Natyrisht e pashë se si donin kjo Aleancë të na perdorte si fasadë por nuk e kuptuan që çdokush anëtarë i koalicionit, është i rëndësishëm në zgjedhje pasi kryetaret e partive kanë njohje të mëdha prej kaq vitesh në politike dhe nuk mund të anashkalohen duke mbushur listat me njerëz të panjohur e me miqtë e tyre.

Njerëzit votuan Shqipërinë në Europë e jo Shqipërinë në gropë. Elektorati i djathtë i përçarë por dhe nuk doli për të votuar pasi kjo aleancë nuk shfaqi asnjë interes tek shqiptarët, ishte një aleancë fasadë pa asnjë vizion.

Unë u largova se e pashë poshtërimin që u bënin partive të tjera dhe mua që as në hapjen e fushatës nuk na ftuan. Shqiptarët janë të zgjuar dhe pragmatistë, nuk e pranojnë poshtërimin prandaj votuan PS.

Disa probleme që po dilnin i kam thënë në Report TV sepse kushdo që do të prekë Reformën në Drejtësi, qoftë parti politike ose koalicion politik, do të rrëzohet nga shqiptarët me datën 11 Maj, kjo është një arsye për humbjen e thellë të tyre. /Nga Av. Zef Shtjefni, kryetar i Partisë Ora e Shqipërisë, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë
Next: VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?!

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.