Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZË NGA LUAN RAMA – Kur Presidenti i Republikës bëhet haxhi…

ShkodraWeb 27 May, 2026
luan rama begaj haxhi 2026

Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Haxh, brenda një rituali fetar të strukturuar dhe me ngarkesë të plotë fetare, përbën një provokim kushtetues në kuptimin më të thellë të fjalës, pasi shfaqet si cënim i hapur i parimit të laicitetit dhe mënyrës së përfaqësimit simbolik të shtetit prej Kryetarit të Shtetit.

Në një republikë kushtetuese, Presidenti nuk është individ privat që qëndron paralel me funksionin e tij institucional. Ai është figura që mishëron unitetin e popullit dhe unitaritetin e shtetit përtej dallimeve politike, shoqërore dhe fetare.

Pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfaqëson vetëm veten, por një hapësirë të përbashkët ku asnjë qytetar nuk duhet të ndihet i përjashtuar për shkak të bindjeve të tij.

Laiciteti i shtetit, i sanksionuar në Kushtetutë, nuk është një formulë neutrale deklarative, por një parim strukturor që organizon marrëdhënien midis pushtetit publik dhe fesë. Ai nuk kërkon vetëm mosndërhyrje të fesë në shtet, por edhe mosidentifikim të shtetit me asnjë formë fetare në hapësirën e përfaqësimit të tij. Në këtë kuptim, neni 10 i Kushtetutës dhe neni 86 i saj, që e përcakton Presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit, funksionojnë si pjesë të një tërësie të vetme normative: garantimit të neutralitetit simbolik të shtetit.

Haxhi nuk është një ngjarje neutrale kulturore, por një ritual i strukturuar fetar i Islamit, një nga pesë shtyllat e tij, ku përmes riteve të standardizuara në Mekë shprehet devocioni dhe barazia e besimtarëve përpara Zotit. Është një akt me densitet të lartë fetar, ku forma dhe kuptimi nuk mund të ndahen pa e zbrazur vetë përmbajtjen e tij.

Pyetja kushtetuese lind pikërisht në këtë pikë: çfarë ndodh kur figura e Kryetarit të Shtetit që përfaqëson shtetin laik jo vetëm shfaqet, por edhe bëhet bartës i besimit brenda një hapësire të tillë simbolike fetare?

Në të drejtën kushtetuese moderne, veçanërisht në traditat që i kushtojnë rëndësi neutralitetit shtetëror, nuk është vetëm qëllimi subjektiv i aktit ai që ka rëndësi, por edhe efekti i tij objektiv në hapësirën publike.

Presidenti nuk është thjesht individ biologjik, por trup institucional i ekspozuar, ku çdo gjest, prani dhe shfaqje prodhon kuptim shtetëror. Këtu lind edhe provokim kushtetues, i cili nuk është një kategori juridike e mbyllur, por mënyrë analitike për të përshkruar momentin kur Kushtetuta nuk respektohet.

Sepse Kushtetuta nuk është vetëm tekst normativ; ajo është edhe rend simbolik. Dhe ky rend kërkon që pushteti publik të mos prodhojë identifikim fetar në asnjë formë të dukshme përfaqësimi. Kur ky kufi bëhet i paqartë, edhe pa një akt të shprehur juridik të ndaluar, atëherë nuk kemi thjesht debat interpretimi, por një zhvendosje të ngadaltë të kuptimit të vetë neutralitetit.

Në këtë kuptim, problemi nuk është besimi i Presidentit, as e drejta e tij për të marrë pjesë në një ritual fetar si qytetar. Problemi është kur ky besim shfaqet përmes Kryetarit të Shtetit dhe fillon të lexohet si shenjë e shtetit. Sepse në atë moment, shteti bëhet i diskutueshëm në simbolikën e tij. Nga ky moment, çështja nuk mbetet e izoluar.

Nëse sot normalizohet kjo formë e shfaqjes simbolike fetare në figurën e Presidentit te Republikës, atëherë nuk kemi të bëjme me një rast, por krijojmë precedent. Dhe në logjikën e shtetit kushtetues, precedenti nuk është thjesht përsëritje, por transformim i standardit të normë.
Nëse ky kufi relativizohet për një formë të caktuar besimi, atëherë hapet shtegu që në të ardhmen të kemi shfaqje të ngjashme simbolike edhe në raport me forma të tjera besimi. Kësisoj, një President mund të perceptohet si i mangët në përfaqësim nëse nuk shfaqet simbolikisht afër një tradite të caktuar fetare, ose mund të gjendet nën presion për të prodhuar ekuilibra të dukshmërisë fetare për hir të një neutraliteti të keqkuptuar si simetri simbolike.

Në një zhvillim të tillë, neutraliteti shtetëror humbet përmbajtje. Ai pushon së qeni përjashtim i identifikimit fetar dhe fillon të bëhet administrim i tij. Shteti nuk qëndron më jashtë simbolikës fetare, por fillon ta menaxhojë atë përmes figurës së vet më të lartë, Presidentit të Republikës. Dhe kjo është zhvendosja më e heshtur, por edhe më e thellë dhe më e demshme: nga shtet laik në shtet simbolikisht fetar.
Në fund, çështja nuk është nëse Presidenti mund të jetë besimtar apo të marrë pjesë në Haxh. Çështja është çfarë ndodh me kuptimin e institucionit të Presidentit kur kufiri midis përfaqësimit shtetëror dhe simbolikës fetare shkelet në hapësirën publike.

Sepse një republikë kushtetuese nuk rrezikohet vetëm nga shkelja e normave të saj, por edhe nga ndryshimi i mënyrës se si ato kuptohen e zbatohen.

Në këto kushte dhe pas një provokimi të tillë kushtetues, shtetëror, etik, qytetar dhe politik, çfarë i mbetet të bëjë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është të nisë menjëherë procesin e shkarkimit të Haxhi Bajram Begajt nga detyra e Presidentit të Republikës. Sepse Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbrojë laicitetin dhe nderin e shtetit. /Nga Luan RAMA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 27 maj 2026…
Next: BOTËRORI 2027 – Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.