Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Zgjedhja e vështirë por edhe lehtë e gjykatës për fatin e drejtimit të Partisë Demokratike…

ShkodraWeb 20 December, 2021
dy kuvende pd 2021

Për herë të parë në historinë e saj 31 vjeçare, fati i lidershipit të Partisë Demokratike nuk do të vendoset nga votat e demokratëve por nga dora, mendja e zemra e një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Në sirtarët e kësaj gjykata, janë depozituar tashmë 3 dosje: Ajo e ndryshimeve statutore të vitit 2018, Kuvendi Kombëtar i 17 korrikut 2021 dhe Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. Me gjasë, edhe dosja e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Koncepti “shqyrtim nga gjykata” është abstrakt, pasi do të jenë 3 apo 4 gjyqtarë që do ti shqyrtojnë e marrin vendimet përkatëse, nga një gjyqtar për çdo çeshtje më saktë. Me shumë mundësi, dosjet e 2018- ës dhe të 17 korrik 2021, do të regjistrohen pa probleme dhe kontestime. Të gjitha palët kanë qenë në sallë dhe bashkë. Nuk do të ketë probleme për verifikimin e numrit të delegatëve sepse nuk ka kontestime nga askush, teorikisht të paktën.

“Beteja” në gjykatë do të jetë për 11 dhe 18 dhjetorin. Pra për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga antarësia, për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia përmes Bashës dhe referendumi i thirrur me vendim të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. Në pamje të parë, duket se rebusi është i vështirë të zgjidhet. Gjykata ka pak eksperiencë të akumuluar në raste të ngjashme por që i përkasin partive “me një furgon elektorat” dhe gati pa peshë në politikën shqiptare.

Teorikisht, legjitimiteti i thirrjes së Kuvendit Kombëtar, qoftë ai i 11 dhjetorit, qoftë ai i 18 dhjetorit, mendoj se është çeshtje e mbyllur. Të parin e ka thirrur antarësia përmes një mekanizmi që është në Statutin e PD- së, i cili ia njeh të drejtën 1/4 së delegatëve të thërrasin Kuvendin Kombëtar. Në këtë linjë, edhe legjitimiteti i Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit vështirë të vihet në dyshim nga gjykata. I vetmi problem, është se vendimmarrjet e këtyre kuvendeve, përjashtojnë njëri- tjetrin.

Kështu, Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit pezulloi të gjitha organet drejtuese të PD- së duke i dhënë të gjitha fuqitë ekzekutive Komisionit për Rithemelimin e PD- së me 29 antarë. Nga ana e tij, Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit, nuk njohu vendimet e atij të 11 dhjetorit. Por në të njëjtën ditë, ndoshta krejtësisht paralel, po zhvillohej edhe referendumi i 18 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës, më saktë ratifikimin e vendimit të 11 dhejtorit nga Kuvendi Kombëtar tjetër.

Pyetja që ngrihet dhe që kërkon një përgjigje juridike është: A ka fuqi një Kuvend Kombëtar që nis punimet pas një referendumi të thirrur nga një tjetër Kuvend Kombëtar, ta anulojë atë?! Referendumi për shkarkimin e Bashës nisi me 18 dhjetor 2021, ora 08.00 dhe u mbyll përafërsisht në orën 18.00. Kuvendi Kombëtar i asaj dite nisi rreth orës 12.00 dhe përfundoi rreth orës 18.00, kur antarësia demokrate ishte shprehur për fatin e Bashës në krye të PD- së. Në këtë pikë, duket se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit është një hap përpara, më i avantazhuar se ai i 18 dhjetorit.

Por mendoj se vendimmarrja e gjykatës do të reduktohet apo duhet të reduktohet tek trupa e delegatëve të PD- së që formojnë Kuvendin Kombëtar. Nuk është e qartë, por besoj se duhet të ekzistojë diku lista e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut 2021 që duhet të sherbejë si database për verifikimet e nevojshme nga gjykata. Delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD- së janë të tillë për shkak të funksioneve politike- partiake në strukturat vendore e qendrore. Nuk ka arsye që lista e 17 korrik 2021, të jetë e ndryshme nga ajo e 11 dhjetor 2021 apo 18 dhjetor 2021.

Gjykata duhet të vertetojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se cili nga Kuvendet Kombëtare ka patur kuorumin dhe pjesëmarrjen më të madhe për vendimmarrje. Kjo mund të bëhet përmes formularëve me firma e karta identiteti që palët kanë mbledhur për thirrjen e dy kuvendeve. Procedura duket e thjeshtë, por nga palët është folur e po flitet për falsifikime firmash, identitetesh, emrash e funksionesh.

Rruga e fundit, më e vështira e gjykatës, mbetet kontakti fizik me mbi 7620 delegatët e listës së Kuvendit Kombëtar të 17 korrik 2021. Pra, që të thirren dhe të deklarojnë para gjykatës se tek cili kuvend kanë marrë pjesë. E nëse kjo duket në kufijtë e të pamundurës, palët duhet të jenë të detyruara të certifikojnë vullnetin e delegatëve të tyre mbështetës përpara një noteri për ti depozituar në gjykatë më pas si prove ligjore e pakontestueshme.

Rrugë të tjera nuk duket se ka. Futja në retorikën shterpë, ishte legjitime thirrja e Kuvendit të 11 dhjetorit apo 11 dhjetorit, nuk zgjidh asgjë, nuk i sherben PD- së e as vendit tonë. Vetëm përcaktimi i legjitimitetit të delegatëve të dy kuvendeve, e zgjidh rebusin menjëherë dhe me qejfmbetje të askujt. Vendimmarrja “e ftohtë” apo nën ndikim e trysni vettingu apo pushteti ekzekutiv, hap një spirale të rrezikshme, fundi i të cilës është përplasja fizike e palëve. Në një parti politike procedura është shumë e rëndësishme por më shumë është e duhet të jetë mbështetja, vota e antarëve të saj. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: OPINION – Gjëja më e papëlqyeshme, demokratë që fyejnë njëri tjetrin, që nuk pranojnë mendimet e njëri- tjetrit…
Artikull pasardhës: “Do jemi çdo ditë në protestë për të rritur presionin për llogaridhënie”, banorët e Temalit në Vaun e Dejës kerkesë për degjesë publike

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.