Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Si po u’a marrim fëmijëve fëmijërinë…

ShkodraWeb 4 years ago

Ata duhet të grisnin pantallonat, të bëheshin me baltë, të shponin duart e të çanin këmbët, të luanin, të vraponin, të mësonin pse del Dielli, pse fryn era, të bënin grepa e rrathë, të hidheshin në litar, a të mësonin kukullat…E ç’bëhnë në vend të kësaj? Lyhen me pudër, vishen me rroba të kushtueshme, mësohen si të flasin në mënyra që s’janë të tyret, dalin para kamerave, dalin para celilarëve, dhe prindërit që tashmë e kanë zhvendosur jetën e tyre në smartphonë, përpiqen t’i bëjnë VIP-a. Dikur e kanë dhe ata minutën e tyre të suksesit televiziv, a në rrjet, pa dyshim, me rrezikun e madh që të mbeten të burgosur gjithë jetën brenda asaj minute lavdie. Nuk ka rëndësi në thonë ‘taramelja’, apo ‘a të qaj pesë minuta’.

E rëndësishme është se çfarë vjen pas kësaj. Si do sillen vetë këta fëmijë “te famshëm” me shokët a shoqet e tyre aspak të njohur. Ka ndonjë studim për këtë? A i dëmton fëmijët kjo lloj jete dhe vëmendjeje? Vaniteti pastaj, gati i detyron gjithë prindërit të përpiqen që edhe fëmijët e tyre të kenë minutën e lavdisë. E kështu, duke i lyer, duke i veshur si të rritur, duke u dhënë modele për të ndjekur, duke mos i lënë të luajnë e të rriten, duke i dorëzuar në duart e TV-ve, dhe smartphonëve, u vjedhim me, ose pa dashje fëmijërinë. U vjedhim atë që quhet pafajësi. Duke i futur që herët në kthetrat e xhelozisë, arrivizmit, konkurrencës, egos. Pa e kuptuar se kështu u marrim fëmijëve edhe atë pak që u ka mbetur: Mundësinë për të qenë vetvetja, për t’u njohur më mirë me kufijtë e mendjes e trupit të tyre.

Të tjerët u morën parqet, librat, kopshtet. Teknologjia u mori shokët, shoqet, lirinë. Ne po u marrim të fundmit gjë që u ka mbetur, fëmijërinë. Po i kalojmë direkt nga pelenat në adoleshencë. Dhe po qeshim me këtë. Qeshim, si çdo herë kur u shkatërrojmë diçka fëmijëve. /Nga Edmon ARIZAJ, gazetar/

Continue Reading

LAJM PARA: E prisja një reagim nga Edi Rama për Shkodrën…
LAJM PAS: ANALIZA/ Zgjidhje, jo për të kaluar krizën e radhës…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

1 week ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

43 mins ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

2 hours ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.