ANALIZA – Sa të vjedhur jemi nëpërmjet energjisë elektrike…?!

Nga Imeldi SOKOLI

Para pak ditësh kryministri ynë doli dhe foli për krizën e energjisë elektrike e cila do të prekë dhe Shqipërinë. Në këtë pikë kryeministri yne ka një kundërshti me vetveten në fakt sepse sipas ministrave të tij dhe atij vetë ne jemi superfuqia energjitike e ballkanit, tashti po të ishim të tillë pse duhet të prekeshim nga kjo krizë?! Të jetë propagandë thua ?!

Sipas INSTAT në vitin 2020 konsumi i energjisw është rreth 7.5 milion mwh nga të cilat prodhojmë 5.3 milion mwh, eksportojmë 0.96 milion mwh, importojmë 3.2 milion mwh ndërsa kemi një humbje në rrjet prej 1.6 milion mwh. Me një llogari të thjeshtë ne çojmë dëm gjysmën e energjisë që blejmë. Tamam superfuqi energjitike.

Po sa rendon çmimi i energjisë në të vertetë në xhepat e Shqiptarëve ?! Nga një përllogaritje, raport ndërmjet çmimit të energjisë elektrike dhe pagës mesatare vërehet se Shqipëtarët kanë përqindjen më të lartë të shpenzimeve që shkojnë për energjinë elektrike në raport me të gjitha vendet fqinje si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia e Kroacia ku për 10 kwh një shqipëtari I duhet të shenzojë mesatarisht 1.75% të pagës së tij. Në vendet fqinje ky indikator varion nga 1 deri në 1.5%. Kjo tregon që Shqipëtarët kanë çmimin më të lartë të energjisë për kwh në raport me pagën e tyre krahasuar me vendet e rajonit.

Për të vazhduar me diskutimin e diversifikimit të energjisë elektrike që ka 20 vite që zhvillohet dhe spo shohim asnjë rrezultat përkundrazi shohim vetëm propagandë. Ndërtimi i parkut Fotovoltaik është një investim i duhur por i vonuar dhe si i tillë se sa do jetë pordhimi mesatar vjetor i tij duhet të vlerësohet në realitet e më pas dhe shkalla e diversifikimit që sjell. Ndërtimi Skavicës një projekt që do të shtonte bindshëm prodhimin por ndryshe nga cthotë qeveria nuk është prodhim i energjisë së rinovueshme sepse ka efekte të pakthyeshme në territor. Ndërtimi I tij simbolizon edhe qasjen e vjetruar që kemi si vend ndaj menaxhimit të ujit. TEC i Vlorës dështimi më i madh i qeverisë Shqiptare nuk vihet në punë sepse ne kemi dështuar në vënien në punë të gazsjellësit TAP dhe ndërtimin e IAP (degëzimit me Malin e Zi dhe Kosovën). Që është edhë një arsye sepse çmimi i gazit natyror është dyfishar ditët e fundit nga 45 lekë në korrik në 90 lekë litri këto ditë.

Kjo sjellje e kryeministrit duket spekulative ku në muajin Tetor në hyrje të sezonit të shirave i gjithë sektori energjitik pritet të hyjë në normalitet duke prodhuar energji nga hidrocentralet. Me sa duket borxhi publik dhe PPP-të po bëjnë të vetën dhe në një mënyrë a një tjetër do rendojë edhe më shumë xhepat e qytetarve shqiptarë kjo edhe duke u justifikuar me krizën energjitike në horizont. Këtu marr shembull naftën si produkt bazë i jetës së përditshme ku ditët e fundit çmimi i saj ka shkuar 180 lekë litri nga të cilat 108 lekë janë taksa e kjo sjell rritjen e çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë si buka.

Për fatin tonë të madh pjesa tjetër e Kombit Shqiptar, Kosova prodhon energji nga termocentralet që punojnë me qymyrguri. Me anë të një marrëveshje me interes të përbashkët Shqipëria dhe Kosova mund të funksionojnë si një treg i përbashkët energjitik i cili ka burime të mjaftueshme për të vënë në balancë kapriçot e sistemit hidrik në përgjithësi. Kryeministri jonë në vend që të forcojë lidhjet me Kosovën si për interes të kombit po ashtu edhe për interesa ekenomike shkon e i falet interesave të Serbisë me ballkanin e hapur e në dëm të interesave kombëtare.

Jemi popull që harrojmë shpejt, në një të ardhme të afërt kjo qeveri do të korrë suksesin që kishte Qeveria Nano në vitet 1997 -2005 ku popullata rrinte me nga 15 ore pa energji. Në fakt do të jetë më keq se kaq, do të lutemi që energji të mos ketë sepse aq e shtrenjtë do të jetë sa që sdo të kemi se me çka ta paguajmë.

Open

Close