Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ “Rama t’i japë fund lojës, njerëzit e maxhorancës kanë arsye të mos e bëjnë gjumin e qetë…kërcënimet me reformën…”

ShkodraWeb 4 years ago

Ambasadorët, dhe të huaj të tjerë që merren me ne, sa herë që u duhet të flasin mirë për Shqipërinë, ndalen te reforma në drejtësi. Madje, edhe këto ditë, kur protestat e opozitës krijojnë përshtypjen se Shqipëria është në zgrip të ndonjë humnere, të huajt vijojnë të flasin për progresin që ka bërë Shqipëria dhe si ilustrim sjellin reformën në drejtësi. Duket sikur duan të na mbushin mendjen se kjo reformë, qoftë edhe e vetme, ja kështu si është, një margaritar në mes të një kapice hedhurinash, do t’iu mjaftojë atyre për t’i dhënë OK-in kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Dhe nuk është çudi që të jetë kështu. Anëtarësimi në klube e struktura të tilla ndërkombëtare, lëre se çfarë thuhet, nuk ka lidhje me suksesin lokal. Përkundrazi, ka lidhje me frikëra, pasigurira, llogarira, konjuktura ndërkombëtare. Ju kujtohet se kur u pranuam në NATO? Menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit. Aq sa të bëhej të besoje se pa atë tragjedi të madhe të ngritur mbi një biznes korruptiv e mbi abuzimin e pastër me pushtetin politik, nuk do ta kishim atë “Miracle of Freedom”.

Reforma vetë, në fakt, është duke ecur. Ngadalë e me probleme, duhet thënë, por kjo ngadalësi e këto probleme nuk duket se e komprometojnë reformën në tërësi. Është diçka tjetër që e komprometon atë, dhe kjo diçka tjetër është debati politik që ka shoqëruar qysh prej fillimit këtë reformë. Më saktë, është një përpjekje për të pretenduar një lloj patronazhi politik mbi reformën, me fjalë të tjera është ideja se kjo është një reformë e kërkuar nga mazhoranca, e bërë nga mazhoranca, me synimin strategjik për ta vënë sistemin e drejtësisë në duar të mazhorancës dhe me synimin imediat për të shpartalluar disa zullumqarë në opozitë. Kjo ide ka zënë vend në kokën e njerëzve edhe për shkak të sabotimit që ka dashur opozita t’i bëjë gjatë gjithë kohës reformës, e të një frike që është manifestuar te Berisha & Co. Por mbi të gjitha për shkak të lojës që ka bërë e po bën mazhoranca. Nuk ka ditë që të mos dalë dikush prej tyre e të thotë, duke iu drejtuar Berishës & Co: “Po vjen SPAK-u, po vjen, ja edhe pak, dhe qyqet ju pastaj ç’do hiqni!”

Tani, unë nuk e di se ç’do të bëjë SPAK-u, apo Byroja Kombëtare e hetimit. Por di një gjë tjetër ama, dhe këtë e di me siguri, di që këto kërcënime me shpatën e reformës që mazhoranca na e mban mbi kryet e kundërshtarëve të vet janë mënyra më e mirë për ta diskredituar e komprometuar këtë reformë. Prandaj, njerëzit e mazhorancës, Edi Rama i pari, do bënin mirë t’i jepnin fund kësaj loje, me të cilën nuk është çudi të mbajnë veten me gajret. Sepse unë nuk besoj që SPAK-u e Byroja Kombëtare e Hetimit po krijohen veç për t’i treguar vendin ndonjërit në opozitë. Unë besoj që këto struktura do të veprojnë kundër të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin. E nëse është kështu, njerëzit e mazhorancës kanë arsye gjithashtu ta bëjnë gjumin të paqetë. Dhe unë mendoj se të gjitha kërcënimet që ata bëjnë me armën e SPAK-ut e të BKH-së janë, më së pari, një mënyrë për t’i dhënë zemër vetes. Madje, as komprometimin e reformës nuk e kanë për synim. Komprometimi i reformës vjen si pasojë, s’ka gjë se dëmi është i madh, gjithsesi. /Nga Mustafa NANO/

Continue Reading

LAJM PARA: NGA SAMI REPISHTI/ Në këtë botën tonë të çoroditun…
LAJM PAS: ANALIZA/ “Parti e të gjithë popullit…” e kaluara që po kthehet të gllabërojë Partinë Socialiste…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

1 week ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

7 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

11 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.