Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ “Rama hyri gabim në sfidën kur i tha Bashës, ‘lider pa hallate’- dihet që…”

ShkodraWeb 25 March, 2019
rama zheji

Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak. Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.

Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.

Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur ta kundërshtojë dhe të drejtojë vrullin e investimeve në hekur dhe beton, drejt Paskuqanit, te Bulevardi i ri, për të krijuar aty, Tiranën e Re2.

Përtej kësaj, zemërata dhe zulma e vrerit ishte pjesa dërmuese e fjalës kryeministrore, ngjizur me helm të trashur gjarpri, të etur për revansh dhe hakmarrje, sepse punët e tij, nuk janë fare mirë. Dhe kjo është e dukshme dhe nuk mbulohet dot me mjegullën e fjalëve të tij, që ngjanin me një klithëm të papërmbajtur tërbimi, më shumë se sa me një arsyetim kryeministror.

Por pjesa më e ndjerë dhe më e përsosur në metafora, ngjyresa, kthesa, karambole, emfaza, gëlbaza, drithërima, hakërrime, paralajmërime, kërcënime, shpërfytyrime, erdhi te pjesa e spërkatjes me llum të Opozitës dhe të gazetarëve.

Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive.

Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.

Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?)

Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë.

Por kjo është një çështje tjetër… /Nga Artur ZHEJI, 360grade.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Telenovela Shullazi” vazhdon, seanca dështon serish ndërsa gjykata merr vendimin…
Artikull pasardhës: Pyetje e Bashës, reagon Prokuroria: Ka dyshime të arsyeshme se ka një diferencë deklarimeve zyrtare dhe shpenzimeve reale të PD-së

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.