Skip to content
16 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Pse opozita nuk duhet të heqë dorë nga kerkesa për dorëheqjen e Edi Ramës…

ShkodraWeb 27 October, 2019
precZogaj2018

Për shumë e shumë arsye që lidhen me historinë e saj, me një lloj kujdestarie dhe trashëgimie të dorës së parë ndaj ëndrrës perëndimore të Shqipërisë dhe për identifikimin e veçantë që ka një parti e qendrës së djathtë me vlerat e nderit, kombit dhe atdheut, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u ka shkuar dhe u shkon të sillen me çështjet e integrimit si të ishin në qeveri. Domethënë të mos kufizohen t’i shohin ato në optikën e ndarjeve dhe interesave partiake brenda vendit, por në optikën e një interesi shumë me të gjerë popullor e kombëtar.

Kundërshtimi i Francës për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në datë 18 tetor ishte dhe është një rast i përshtatshëm që opozita jonë të merrej me argumentet që përdori publikisht Presidenti Macron dhe, më tej, me pasojat gjeopolitike që do të kishte për Shqipërinë dhe rajonin ngadalësimi me lloj-lloj arsyesh e alibish apo ndalimi de fakto i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë pikë opozita mund të jetë e duhet te jetë më e avancuar se qeveria.

Kësisoj do bëhej zëdhënëse e një shumicë dërmuese europianiste në Shqipëri, shumicë e cila nuk i sheh sukseset apo dështimet në procesin e integrimit si bonuse të palëve dhe di të dallojë pak a shumë qartë kur dështojmë për fajin e qeverive tona dhe kur na refuzojnë për arsye të tjera. Ndaj e ka përjetuar keq, me zhgënjim dhe hidhërim, veton e Francës.

Duke mbajtur këtë qëndrim opozita bën figurë të mirë dhe rrit reputacionin e saj në Uashington, në Berlin, në kryeqytetet e tjerë të Europës dhe në Bruksel, ku refuzimi i Shqipërisë nga Franca dhe dy vende të tjera prapa saj (konkretisht Holanda dhe Danimarka, sipas citimit të bërë në rezolutën e Parlamentit Europian), është konsideruar gabim strategjik që duhet korrigjuar.

PD ka përvojë të madhe në çështjet e integrimit. Ajo e ka artikuluar e shërbyer e para ëndrrën euroatlantike. Ajo ka vulën e saj në të gjitha arritjet e deritanishme në këtë proces. Ajo e di mirë se marrja e lejekalimit nga një stacion në tjetrin në këtë rrugë të gjatë ngërthen ndërthurjen e kritereve që vendos BE për periudhën e dhënë me konjukturat politike brenda familjes europiane e me gjerë.

Opozita për vetë gjendjen ku ndodhet pas djegies se mandateve dhe mospjesëmarrjet në zgjedhjet vendore e ka të domosdoshme të dalë nga rutina dhe shabllonizmi që janë shumë të dëmshme për çdo kauzë politike, të befasojë, të jetë krijuese, të ketë si kriter të çdo qëndrimi rritjen e dakordësisë, simpatisë dhe mbështetjes popullore e ndërkombëtare. Duke mbajtur refrenin e dorëheqjes së Ramës , opozita mund të përshtatë për çështjen e negociatave një miksim të qëndrimit amerikan, gjerman dhe të Parlamentit Europian.

Çfarë thotë qëndrimi amerikan? Thotë “jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim”. Ajo që shton është akoma më e fortë: “ Një vendim pozitiv…do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik”. SHBA kanë vëne re ndërkaq një gjë tjetër që nuk ka dalë në pah aq sa duhet në diskutimet e debatet që po zhvillohen në Shqipëri. “Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm”, nënvizon deklarata e Departamentit të Shtetit, duke lënë hapur e duke nxitur një vendim pozitiv për dy vendet .

Gjermania ka folur shumë me “po”-në e saj me kushte dhe me lobimin e saj evident. Po flet me qëndrimet e saj pas asaj që ndodhi. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i mirënjohuri, David McAllister, e ka quajtur gabim historik vendosjen e vetos nga Franca duke bërë përgjegjës Presidentin Macron. Nuk duhet të harrojmë se “po”-ja gjermane me kushte u votua në Bundestang dhe Macron rrëzoi me veton e tij një vendim të parlamentit gjerman.

Parlamenti Europian u mblodh ndërkaq me urgjencë dhe miratoi të enjten një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku 412 euro deputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Deputetët e konsideruan një gabim strategjik mosmarrjen e një vendimi nga liderit e BE-së.

“Kjo dëmton besueshmërinë e unionit dhe dërgon mesazhe negative të shtetet e tjera kandidate të mundshme”, thanë ata duke shtuar njëlloj si partnerët amerikanë se kjo “do të lejojë aktorë të tjerë të huaj, aktiviteti i të cilëve nuk përputhet me vlerat dhe interesat e BE, që të angazhohen më shumë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”. Më qartë se kaq!

Ne duhet të jemi në një zë me këto vende dhe institucione, pse jo para tyre, për të kërkuar hapjen e negociatave. Integrimi dhe problemet e brendshme nuk janë e njëjta gjë. Ne do të përballemi me probleme të shumta, me përplasje dhe kriza politike edhe kur të jemi në BE. Siç u ndodh sot shumë vendeve anëtare. Gjëja më e lehtë dhe më e lirë është konsiderimi i “jo”-se si dështim i Ramës duke e shtuar këtë “jo” në ngarkesën e kërkesës për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Kjo kërkesë disavjeçare ka formuar aksionin dhe qëndrimet politike të opozitës, protestat , bojkotet, zhvillimet brenda saj, marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Partitë e opozitës janë sot jashtë parlamentit dhe pushtetit vendor sepse e ngritën betejën në formën “ose i Rama jashtë qeverisë , ose ne jashtë institucioneve”. Nuk ke ku ti shtrish më shumë skajet e litarit. Të cilët, dy taborë ia hedhin njëri tjetrit, siç do të thoshte Migjeni.

Për shkak të bindjeve dhe sakrificave opozita nuk do të tërhiqej nga kërkesa për largimin e Ramës edhe sikur Shqipëria të kishte çelur negociatat, apo qeveria të kishte shënuar rezultate të prekshme në ekonomi dhe fusha të tjera. Aq me e pakuptueshme do të ishte tërheqja në kushtet e “jo”-së dhe përkeqësimit të gjendjes. Por siç e cekëm më lart, për të shpresuar suksesin opozita, edhe për shkak të situatës ku ndodhet, duhet të jetë shumë elektorale dhe shumë profesionale në gjithë qëndrimet e saj. Popullzimi as ndez, as vlen për gjë posaqë edhe është konsumuar si i tillë. Amatorizmi i shfaqur si shabllonizëm vetëm dëmton dhe përqeshet. Konstuktivizmi dhe profesionalizmi kanë shanse. Dhe kjo manifestohet me njësimin e qëndrimit me vendet mike për negociatat, me marrjen e flamurit për t’ia dalë me sukses në samitin e ardhshëm. Një sjellje që e befason pozitivisht publikun e gjerë, sidomos sot që “jo”-ja franceze bëri të valëviten gjithandej flamujt e melankolisë, i bën mirë opozitës dhe vendit. /Nga Preç ZOGAJ, Gazeta Liberale/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Aksidenti fatal mbrëmjen e kaluar, policia njofton prangosjen e dy personave (detajet)
Artikull pas: DOKUMENTI/ Lista e 180 familjeve katolike e vitit 1736 në famullinë e « Kishës së Zojës së Shkodrës » të lagjes katolike Tophanë

TË FUNDIT

berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025
sali berisha redi shehu 2025
  • Analizë

NGA REDI SHEHU – Një braktisje plebishitare…

ShkodraWeb 22 May, 2025
blendi kajsiu analize edi rama 2025
  • Analizë

NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990 15 June, 2025
  • VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi 15 June, 2025
  • VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit… 15 June, 2025
  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

varrimi pellumb pellumbi 2025
  • Dossier

FOTOLAJM – Varrimi i i 17- vjeçarit Pellumb Pëllumbi në Shkodër dhe thirrjet kundër diktaturës komuniste më 1990

ShkodraWeb 15 June, 2025
saimir rrustemi hapesira publike velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – “Janë prioritet i Bashkisë Shkodër”, lirimi i hapësirave publike në Velipojë, flet Saimir Rrustemi

ShkodraWeb 15 June, 2025
makine velipoje 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Bëri “spektakël” në rërë në Velipojë, gjobë 40 mijë lekë dhe heqje patente shoferit…

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.