Skip to content
3 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

ANALIZA/ Pse nuk e prezantoi kandidatin socialist për Shkodrën kryeministri Rama…?

ShkodraWeb 4 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Shumë nga ata që kishin ardhur në mitingun “Bashkia që duam” të organizuar në Shkodër me praninë edhe të kryeministrit Rama, kanë mbetur të habitur. Sidomos socalistët që janë pjesë aktive e debateve brenda forcës së tyre politike. Ishte thënë gati publikisht se kryeministri do të prezantonte sot kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës për 30 qershorin. E në fakt, nuk ndodhi kështu. Edhe pse ishin të pranishëm në rradhën e parë prindërit e atij që mendohej se do të prezantohej sot zyrtarisht, Edi Rama u tregua i përmbajtur.

Nuk u ndal thuajse aspak tek Bashkia e Shkodrës. Artikulimi i tij u perqendrua tek situata aktuale politike, duke u kthyer në marrëveshjen e 17- 18 majit të dy viteve më parë, për të ardhur në aktualitet. Filloi e mbaroi pjesën politike me Flamur Nokën, i deleguar i PD-së në Qarkun Shkodër. Përmendi edhe Jozefina Topallin. Vetëm një herë guxoi të përmendë emrin “Voltana”, edhe aty pa iu referuar në kuadër të Bashkisë.

E pa edhe nga transmetimi direkt se Rama ishte i frenuar sot në Shkodër. Po cila mund të jetë arsyeja?

Bllokimi i hyrjeve të Shkodrës dhe kalimi gati misterioz i kryeministrit drejt M.Madhe, ishte fillimi i një vizite të vështirë të Ramës në rrafshin e Veriut. Qindra forca policie, me uniformë e civilë, FNSH-ja dhe Garda, u angazhuan në një vizitë që mesa duket, nuk e kënaqi kryeministrin.

Shkodra përjetoi një shtetrrethim të mirëfilltë. Përveç targave të panumërta MB (Ministria e Brendshme) që qarkullonin në rrugët e qytetit pas mesditës, në ndërtesat e larta u vendosën snajper dhe fotografë. Rama i druhej diçkaje. Sidomos pas pritjes me djegie gomash në mëngjes. Por në fakt, asgjë nuk ndodhi. Nën mbrojtjen e pashoqe të forcave të shumta, ai vizitoi një ndërtesë të universitetit që ka kryer por nuk është hapur akoma, vizitoi qendrën ADISA e cila në fakt është investim i përbashkët me Bashkinë e Shkodrës dhe takoi mbështetës përpara Teatrit “Migjeni”.

Ditmir Bushati, me një fytyrë të vrenjtur dhe në përpjekje për të treguar optimizëm, ishte shenja e parë se “skenari” i prezantimit të kandidatit socialist për Shkodrën, nuk do të ndodhte. Pak më herët, në M.Madhe rikonfirmoi Tonin Marinën, ndërsa në Shkodër…

Prefekti i Qarkut Valdrin Pjatri, bëri një fjalim pa fillim e pa fund. Pa bosht. Sepse nuk dinte si të fliste: Si i plotfuqishëm i kryeministrit në Qark apo si kandidat për Bashkinë. Ajo që ra në sy, ishte gegnishtja e sforcuar e Bushatit dhe Pjetrit, të cilës u përpoq ti bashkangjitej edhe vetë Rama. Natyrisht, që të tre pa ndonjë sukses të dukshëm!

Pse nuk e shpalli zyrtarisht kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës Edi Rama?

Ai premtoi se shpejt do të ketë një shpalosje platforme për atë që PS do të bëjë nëse merr bastionin demokrat. Është e qartë, se sot ishte i papërgatitur. Por nuk mungoi të shpalosë “Shqipëria që duam”, portalin që të gjithë folësit e parapërgatitur me kujdes, e konsideronin të PS-së dhe madje e falenderonin.

Edi Rama është i bindur se me 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje. Mbase kjo ishte arsyeja që nuk e hodhi “zholin” e tij në fushën e lojës, sot e minuar më shumë se asnjëherë. Apo ndoshta akoma ka pakënaqësi për emrin e Valdrin Pjetrit, pakënaqësi që mund të lexohet edhe në mimikën e Bushatit, Harushës por edhe Mesit ndërsa Sterkaj ishte më komod pas rikonfirmimit të benjaminit të tij në M.Madhe. Apo Rama i druhej ndonjë reagimi të ashpër të opozitës, pa ikur ai nga Shkodra nëse do ti provokonte me emrin e një kandidati, në zgjedhje ku PD dhe aleatët nuk kanë ndërmend të marrin pjesë?

Edi Rama nuk ishte i qetë sot në Shkodër. Ndoshta ishte kjo arsyeja që iu drejtua shkodranëve me një tjetër gafë, të ngjashme me atë të para disa kohëve teksa i thoshte Bashkisë Shkodër “të marrë eksperiencë nga Bashkia M.Madhe se si hartohen projektet që të fitohen në ministri e qeveri”. Sot Rama u tha shkodranëve “të shohin si ka ndryshuar Puka që edhe Shkodra të ndryshojë me vënien në qeverisjen lokale të PS-së”.

Sot Edi Rama erdhi i tensionuar në Shkodër dhe u kthye edhe më i tensionuar! Veni, Vidi, Perdidi! Gati si Çezari… /Shënim nga ShkodraWeb/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Nuk është faji i Shkodrës për vendin që ka merituar në historinë e Shqipërisë…
LAJM PAS: ANALIZA/ Rama po luan hapur për kauzën e opozitës, e tregoi edhe sot…

TË FUNDIT

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…
  • Analizë

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…

5 days ago
OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare
  • Analizë

OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare

1 week ago
NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte 3 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 3 shkurt 2023…

TË FUNDIT

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion
  • Aktualitet

VIDEO – Shoqërohet nga policia e Shkodrës 60- vjeçari, shembi mbikalimin e Bahçallëkut pasi e goditi me kamion

36 mins ago
EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…
  • Aktualitet

EMRAT – Vula e Partisë Demokratike, caktohen gjyqtarët e çështjes, dy nga ata janë sërish shkodranë…

1 hour ago
MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shembet mbikalimi i Bahçallekut në qytetin e Shkodrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të qytetit

3 hours ago
EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…
  • Aktualitet

EMRAT – Merrnin shpërblim për të kryer skanimin në spitalin shtetëror, arrestohen dy mjekët…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.