Skip to content
19 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
makiaveli protesta 2026

“Në Gjermani, kur arrestuan komunistët, mua nuk më intersonte të protestoja, pasi nuk isha komunist. Kur persekutuan hebrenjtë, nuk më interesonte të protestoja se nuk isha hebre. Më vonë persekutuan sindikatat dhe nuk protestova se nuk bëja pjesë tek sindikatat. Radhën e patën katolikët, por as këtu nuk protestova se nuk isha katolik por protestant. Në fund më erdhi radha mua dhe më persekutuan, por nuk kishte mbetur kush të protestojë tashmë.”

Këto rreshta, të shkruar para shumë e shumë dekadash nga Martin Niemoller, atëherë kur kishte nisur edhe zbatimi i Rajhut 1000- vjeçar të Adolf Hitler për Gjermaninë dhe botën, sjellin në vëmendje rëndësinë e reagimit, protestës. Mesazhi është i qartë: duhet reaguar që në zanafillë, pa pritur që “viktima” të jesh ti. E ne shqiptarët, ndoshta e kemi thënë më bukur, me më pak fjalë: çfarë sheh tek shokët, prite mbi kokë!

Pyetja që ngrihet prej disa ditësh tashmë, është e thjeshtë: Protesta apo protestat që po bëhen në Shqipëri këto ditë, a marrin frymëzim nga shprehja e mësipërme e Martin Niemoller?!

Çdo moment është i mirë për të protestuar. Edhe nëse je i vetëm dhe mendon se dikush apo disa, të kanë bërë një padrejtësi. Shembujt vijnë nga e gjithë bota, edhe ajo që ka ndërtuar ekzistencën mbi parimet më të kulluara të demokracisë. Në Shqipëri, për hir të së vertetës, protestat nuk kanë munguar nga 1990 e këtej, sepse më herët, jetonim në një regjim që tashmë të gjithë e njohim. Vështirë të gjendet një periudhë “e qetë” sa i takon protestave. Ndoshta edhe si kompensim i mungesës së tyre për rreth 45 vite a më shumë. Edhe pse, brenda kampeve- burgje të diktaturës, ka patur dhe me pasoja tragjike që njihen.

Për tu rikthyer tek aktualiteti. “Zvërneci” ishte “pika që derdhi gotën”, sipas shumicës së atyre që komentojnë apo marrin pjesë. Krejt rastësisht, personi që u tërhoq zvarrë në mënyrë shtazarake nga policia private në protestë, nën sytë e përlotur të policëve të Policisë së Shtetit në protestën e parë kundër telave me gjemba, ishte në Greqi. Pra, vetëm ditën e konsideruar të parë, në Zvërnec, ishte i pranishëm, ai dhe të tjerët, të cilët pretendojnë pronësinë e tokave të tyre aty ku do ndërtohet një resort. Ndërkohë, me burra, gra, fëmijë, pleq e plaka, prej muajsh vazhdojnë të protestojnë përballë tokave të tyre në Baks- Rrjoll të Velipojës. E jemi të gjithë dëshmitarë se edhe banorët e Velipojës, janë shtyrë, goditur, grushtuar, ofenduar nga policia private, në jo pak raste e mbrojtur nga Policia e Shtetit. A nuk duhet të ketë të njëjtën qasje, Veri- Jug, për pronën dhe trajtimin e saj?!

Protesta apo protestat, startuan për shkak të kushteve social- ekonomike, sipas protestuesve, të paktën një pjese të tyre siç shprehen, në degradim. Duke nisur nga shpopullimi, varfëria apo mungesa e hapësirave për punësim të mirëpaguar (krahasuar me atë që ofron emigracioni të paktën) si në gjithë njerëzimin, janë arsye të mjaftueshme për të protestuar. Njeriu, sa më shumë të ketë, aq më shumë kërkon, është ligj natyral dhe pas 35 viteve rrugëtim që kemi ndërmarrë në këtë sistem, arritjet maten me “hapin e breshkës”.

Kalimi në kërkesa të pastra politike, jo vetëm largimi i kryeministrit aktual por edhe i liderit të opozitës, të cilët të dy bashkë kanë qeverisur këtë vend për të paktën 26 vite, e nxjerrin protestën “jashtë sistemit”. Nga ana tjetër, prania dhe mbështetja që i bëhet haptas, publikisht, nga liderë dhe mbështetës të subjekteve politike të ashtëquajtura të reja si Mundësia, Bashkë apo Shqipëria Bëhet, e fut këtë protestë në një hulli paragjykuese për synimet. Pa folur këtu për segmente të caktuara, si brenda PS dhe PD, që edhe pse kujdesn për të mos rënë shumë në sy, i bashkohen indirekt thirrjes “Rama në burg, Berisha në burg”. Shënjestrimi i njëkohshëm, është edhe një tentative për tu shfaqur të distancuar nga dy “përgjegjësit” kryesorë të të këqijave të këtij vendi, duke u kujdesur të mos evidentojne direkt apo indirekt asnjë arritje në 26 vitet e qeverisjes së Shqipërisë nga Berisha- Rama.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por protesta ndërthur interesa të ndryshme, të vockla dhe të mëdha, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë e Shqiptarisë. Ato kanë nisur të shfaqen dukshëm, dhe për interesa madhore, mund të flitet edhe për fqinjët tanë, Greqia apo Mali i Zi. Luftrat më të rrezikshme, me më shumë përfitime, tashmë prej dekadash, nuk janë ato me pushkë. Madje, pushka përdoret si mjet për të arritur tek përfitimet financiare- ekonomike. Në të gjitha rastet, në të gjithë skenarët e mundshëm të protestave, kalërohet edhe mbi vullnetin e mirë, vuatjet reale të jo pak shqiptarëve, të cilët kanë bonsensin edhe të fasadës së protestave në jo pak raste.

Çudia më e madhe e këtyre protestave, janë turistët, të cilët marrin mikrofonin dhe flasin në gjuhë të huaj përballë shqiptarëve, duke i nxitur të vijojnë demonstratat. Përgjithësisht, kur ka tubime, turistët i shmangen grumbullimeve e madje, në shumë raste, edhe përfaqësitë diplomatike bëjnë thirrje për shmangie nga zonat ku protestohet. Në këtë rast, akoma nuk ka mesazhe të tilla. Për të vijuar me çuditë, jehona e këtyre protestave, thuajse është më e madhe jashtë Shqipërisë se brenda saj. Për shembull, Irani, përmes ministrisë së Jashtme të tij, kujtohet dhe rreshtohet “në krah të shqiptarëve, në këto protesta.

“Ngjyrosja” fetare e protestës, është një tjetër fenomen i kësaj proteste. Që të gjithë shtetasit e këtij vendi, kanë të drejta të barabarta përballë shtetit por disa, kanë vendosur ti binden më shumë një ligji tjetër, atij të Zotit. Sigurisht, një murgeshë në foltoren e improvizuar të protestës, përcjell një mesazh më të fortë se një civil laik. Madje, akoma pa dalë me një qendrim zyrtar as KISH- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, organi më i lartë administrativ i Kishës Katolike në këtë vend. Ti kushtosh jetën Zotit, është sakrificë e madhe, ku pjesa materiale është e dorës së dytë. Edhe të jesh “zëdhënës” i atyre që janë ndjekës të besimit tënd, nuk është justifikim aspak, pasi në një protestë të hapur, popullore (nëse është e tillë), çdo kush mund të ketë zë vetë. Radikalizmi, është i dëmshëm në çdo kuptim e drejtim, edhe ai fetar aq më shumë. Është një dëm shumë i madh për protestën. Gjithmonë nëse nuk ka skenar dhe është spontane.

Gjërësisht, është thënë e stërthënë se kjo protestë ka në thelm mbrojtjen e mjedisit natyror, faunën, florën, biodiversitetin. Flamingot, vërtetë janë të bukura, duhen jo vetëm mbrojtur por edhe mbarështuar. Po a nuk ka të njëjta vlera, për shembull Liqeni i Shkodrës? U shpall rezerve biosfere e UNESCO-s dy ditë më parë, ndërsa specialistë të fushës u shprehën se ka humbur thuasje gjysmën e specieve. A nuk kanë fokus ambjentalistët edhe këtej nga Shkodra, Veriu? Apo ta ndajmë Shqipërinë në Tiranë e lart, Tiranë e poshtë?!

Një nga postulatet e njerëzimit, ka kujton se qytetërimi nisi atëherë kur njerëzit hodhën fjalë në vend të gurëve. E pikërisht, kjo është një nga pikat e forta të kësaj proteste, edhe pse fjalët në shumë raste, janë të ashpra, edhe jashtë etikës së shpërfaqjes publike. Të dish të artikulosh atë që ke në kokë me fjalë, nuk është aspak e lehtë. Edhe strukturimi i kësaj proteste, për të arrritur deri tek platforma, ka ardhur momenti të kristalizohet. Nuk mund të vazhdohet pafundësisht me shifrat, sot më shumë apo më pak se dje. Nuk vlejnë as idetë komglomerat, deri tek teoritë konspirative me emra individësh apo shtetesh që proklamohen në tribuna.

Çdo protestë, kërkon të ketë rezultat. Ndërsa kërkohet dorëheqja e Ramës, largimi apo burgosja e Berishës, cila është alternativa për këtë vend? Protesta përfaqësohet politikisht sot apo nesë nga tre subjektet që po e mbështestin haptas, sot edhe një tjetër si Partia e Lirisë? Nesër, pas një muaji, viti apo 3 vjetëve, shqiptarët do të duhet të zgjedhin dhe sigurisht, protesta e sotme duhet të përfaqësohet nga një alternativë edhe politike, mundësisht, e re, nga jashtë sistemit aktual. Pikëpyetja e vertetë është: kjo protestë është mjeti për të marrë pushtetin apo për të përmirësuar politikën aktuale, pa krijuar parti të re politike?! Nëse synim është pushteti, kush garanton se ajo që do të vijë është më e mirë e sotmja, kush garanton se nuk sillen më keq se këta? Apo një eksperiment më shumë, një më pak, nuk i prish punë këtij populli sprovuar me eksperimente?!

Aleanca e pashpallur PS-PD kundër këtyre protestave, është shenjë edhe e frikës që ndjejnë nga pasojat që mund ti vijnë prej saj. Por, edhe mund të jetë një qasje pas informacioneve, që natyrshëm kanë më shumë se qytetarët e zakonshëm. Mbase kjo Shqipëri e vogël, mund të jetë edhe arenë e njërës prej betejave të luftës Trump- Soros apo Europë- Soros.

Tani për pjesën e përfshirjes së mediave dhe punonjësve të tyre. Në këtë sektor, lufta është e fortë vertetë. Ata që janë pro protestës, kanë më shumë argumente: ata që janë kundër, janë të blerë apo të shitur nga qeveria, opozita etj. Pra, ata që janë kundër, janë automatikisht të paragjykuar, ndërsa hapësira mediatike për ta, është jo aq e gjërë sa për protestuesit apo mbështetësit e protestave.

Ajo që do edhe pak kohë të shihet, është nëse qëllimi justifikon mjetin në këto protesta. Cili është qëllimi real, pasi mjetet tashmë kanë nisur të duken qartë. Shprehja makiaveliane është përdorur e do të vazhdojë të përdoret si mekanizëm, sidomos në politikë. E për ta mbyllur, kështu në përgjithësi, mbase shprehja më e përshtatshme është ajo e Bertold Breht: Njerëz ju dua, jini vigjilentë, barku që i polli, akoma nuk është shterpëzuar! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë
Next: EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.