Skip to content
8 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Protestat e opozitës po përshkallëzohen, Rama nuk ndjehet më me “kur do folim…”

ShkodraWeb 4 years ago

Nga Kryeministria tek Parlamenti. Opozita e bashkuar ka përcjellë dje një mesazh të qartë, i cili mund të lexohet në dy kuptime. Leximi i parë: Nuk e kemi vetëm me Kryeministrinë si pushtet ekzekutiv por edhe me Parlamentin si pushtet legjislativ. Ndërsa leximi i dytë, pak më i vështirë: Para Kryeministrisë kërkojmë largimin e Ramës ndërsa ardhja jonë në pushtet, vjen përmes rinovimit të Parlamentit, pra zgjedhjeve!

Edi Rama dukshëm është i topitur, për të mos thënë i tutur. Jo thjesht për faktin e largimit fizik nga Tirana sa herë opozita realizon protesta. As për gazin lotsjellës me shumicë që përmes policisë e lëshon pa hesap. As edhe për pompat e ujit ndaj protestestuesve, të cilët me rritjen e temperaturave veçse do të ndikojnë në shtimin e protestuese sepse do të freskohen falas nga shteti.

Edi Rama ka humbur artikulimin e tij për protestat e opozitës. “Kur do folim” i tij ka mbetur një kujtim i largët. Ndërsa komentet, ato pak syresh, për protestën i janë besuar zëvendësit Braçe dhe numrit 2 të PS-së Balla.

Rama e ka kuptuar më në fund se Basha nuk po luan blofin. Lideri i opozitës është aq i vendosur sa po i kthen përgjigje të qarta në aglisht edhe ndërkombëtarëve. Opozita ka hyrë në një proces, nga i cili veçse mund të forcohet. Liderët e saj janë tashmë qytetarë të thjeshtë, pa rroga, pa imunitet dhe mbrojtje nga agjensitë ligjzbatuese. Politikanët në krye të protestave, janë të prekshëm edhe nga masat e pritshme të policisë qoftë për akte të mundshme në protesta apo edhe për hetime në kuadër të “drejtësisë së re”. Por është e qartë se Rama nuk guxon. Nuk guxon sepse do të ndizte me dorën e tij “fitilin e dinamitit” poshtë karrikes kryeministrore.

Pas- protesta e djeshme, dha edhe një mesazh tjetër mjaft të qartë. Sipas gjasave i mirëllogaritur, ishte postimi i Kiri Hajdarit në rrjete sociale. “Mënyra të ndryshme, qëllimi i njëjtë”, tha ai duke i mbyllur derën shpikjes së “opozitës së re”, e cila mund të kishte në krye deri diku si legjitime vetëm vajzën e Azem Hajdarit, Rudinën që akoma nuk e ka hedhur mandatin por sipas parashikimeve, nuk do ta mbejë edhe për shumë kohë për t’iu bashkuar vëllait në protestë.

Me kalimin e ditëve, edhe “sulmet” e ndërkombëtarëve janë zbutur disa ndaj opozitës. Madje, ka edhe qëndrime pro. Nga ana tjetër, përherë e më shumë mediat e huaja po i kushtojnë vemendje protestave dhe po flasin për “mijëra në shesh që kërkojnë largimin e qeverisë, nën akuzë për lidhje me krimin”. “Teoria e kompensimit” pritet të japë efekt me protestat e rradhës. Sa më shumë protestues të ketë në shesh, aq më vëmendje mediatike ndërkombëtare  do të marrë Shqipëria dhe aq më pak “sulme” do të ketë kundër opozitës. Deri në invertimin e plotë të roleve, sidomos drejt fundit të qershorit dhe një përgjigje të pritshme negative për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Në këtë kuptim, koha nuk mund veçse të punojë për opozitën.

“Kur do folim…” nga Rama mund të vijë vetëm në minutat e fundit, atëherë kur verdikti të jetë para shpalljes. Përballë Bashës vetëm kur të ketë ndarë mendjen të lërë karriken e kryeministrit. Por kryeministri ka mundësi edhe “ta përshpejtojë”, nëse do të guxojë të vazhdojë rrugëtimin drejt 30 qershorit të zgjedhjeve vendore sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Pasojat do të ishin të paparashikueshme, deri në përplasje fizike civile, para, pas dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Çfarë kishte për ti humbur, opozita tashmë i ka humbur të gjitha! Procesi i kundërt duket sapo ka nisur… /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

Previous: ANALIZA/ Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës…
Next: ANALIZA/ 16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike…

TË FUNDIT

NGA EDUART ZALOSHNJA – Profili demografik, gjeografik, politik, e fetar i votuesve të Benet Becit në Shkodër…
  • Aktualitet

NGA EDUART ZALOSHNJA – Profili demografik, gjeografik, politik, e fetar i votuesve të Benet Becit në Shkodër…

3 weeks ago
RETRO NGA GILMAN BAKALLI – Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional…
  • Analizë

RETRO NGA GILMAN BAKALLI – Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional…

1 month ago
ANALIZA – Fenomeni “Luiz” me tradicionales dhe modernes, reality show dhe trillimit, delirit dhe ëndrrës…
  • Analizë

ANALIZA – Fenomeni “Luiz” me tradicionales dhe modernes, reality show dhe trillimit, delirit dhe ëndrrës…

1 month ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

5 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

5 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

5 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

11 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.