Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

ANALIZA/ Propaganda, propaganda…as kësaj herë nuk i shpëtuam propagandës!

ShkodraWeb 3 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Në fakt quhet PR (nga anglishtja) apo Marrëshënia me Publikun në shqip. Ka lindur bashkë me njeriun dhe pak mundësi ka të na ndahet deri në fund të jetës sonë. Madje, ka specialistë mbi specialistë që e mirëpërdorin atë në shërbim të dikujt/disave. Në pjesën më të madhe të rasteve, të paktën këto 30 vite që mund të shohim, krahasojmë, flasim pa shumë frikë, është keqpërdorur. Natyrisht, në dëm të atyre që propaganda synon ti sensibilizojë. Termi i përshtatshëm është ti manipulojë.

Çdo kush e ka vënë re se propaganda ishte gjerësisht e pranishme edhe në këtë situatë shumë të rëndë që po kalojmë nga 26 nëntori. Moria e medieve, audio- vizive e online, solli çdo detaj nga makabritetet. Në mbi 90% të rasteve, në qendër të tyre ishin të “rëndësishmit” tonë. Pa asnjë ndryshim me atë që shqiptarët përjetuan para 1990-ës, me ndryshimin e vetëm se në atë kohë quheshin “të mëdhenjtë”.

E nuk e kam vetëm për “të rëndësishmit” e 28 mijë kilometrave katrorë por edhe përtej tyre. Sigurisht “lajm” përbën kur një “i rëndësishëm” del apo flet para kamerave dhe ky është “rregull” i përbotshëm. Por në Shqipëri, është disi më ndryshe. Pronarë mediesh apo gazetarë, u sugjerojnë shefave të PR-ve se ku, kur dhe me kë duhet të shfaqet “i rëndësishmi”. Madje, kujdesen aq shumë në përzgjedhjen e vendeve ku duhet vendosur kamera apo fotografi.

Skena të tilla kemi parë shumë këto ditë, deri në pështirje. Pa folur për mediat sociale, transmetimet “live” në to me regji apo thjesht me celular. Por natyrisht, edhe propaganda duhet të ketë një limit, një kod moraë të cilit duhet ti nënshtrohet. Do të pranonim çdo shfaqje propagandistike. Edhe të “babaxhanëve” që rrokin, përqafojnë e lotojnë. Edhe “të përveshjes së mëngëve” pët të ndihmuar në transport ndihmash apo shpërndarje. Edhe thirrje të çuditshme të tipit “mos sillni ushqime, batanije por para”. Edhe lajthitje të tipit “i shpëton termetit por del nga shtëpia e rrëshqet në lëkurë portokalli”. Edhe mosndryshimin e veshjes për 4 ditë radhazi me idenë “se nuk kemi kohë as të ndërrohemi”. Por nuk mund të mbyllim dot sytë përballë propagandës gjatë një funerali. Për çfarë mund të sherbejë? Çfarë sensibilizimi mund të krijojë? Çfarë përfitimi mund të sjellë në PR?

Dy fjalë edhe për bosët e milionave. Kanë dhuruar e do të dhurojnë sepse e kanë mundësinë. Për të mos thënë në mënyrë cinike se një pjesë e atyre parave, mund ta kenë burimin edhe tek fitimet e keq ndërtimit të shumë objekteve, që mbase edhe u shëmben apo janë të pabanueshme. “Kur bën një bamirësi dora e majtë, nuk duhet ta dijë as e djathta”, thotë populli. E kjo përralla “për të sensibilizuar të dhurojnë të gjithë”, nuk e ha askush më! Katër ditë “live” në media çdo episod i tragjedisë, çfarë sensibilizimi më i madh duhet?! Por natyrisht. Shumë biznesmenë e kanë bërë për “ti hyrë në hatër të rëndësishmëve”, të tjerë për ti dhënë një dorë në PR “shefit” apo “shefave” dhe një pjesë tjetër për autopropagandë biznesi apo edhe nën peshën e të ndjerit “mëkatarë” në atë që ngjau. Shpresojmë që të mos jetë propagandë “parajsa” që iu premtua të gjallëve pas 26 nëntorit sepse ata që ikën me sigurinë më të madhe, do ta kenë gjetur në botën tjetër. Pa propagandë… /Shënim i ShkodraWeb/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Këta pinokë e bijë pinokësh, kur s’ka katastrofa nuk dëgjojnë, kurse…”, Artan Fuga: Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!
LAJM PAS: ANALIZA/ Aktori i madh Edi Rama dhe amatori Lul Basha, sikur janë dobësuar nga meraku për hallet e popullit

TË FUNDIT

OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare
  • Analizë

OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare

4 days ago
NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…

5 days ago
NGA BESI BEKTESHI – Dy pothuaj “të njëjtat” e garës në Shqipëri dhe asaj në Shkodër…!?
  • Analizë

NGA BESI BEKTESHI – Dy pothuaj “të njëjtat” e garës në Shqipëri dhe asaj në Shkodër…!?

1 week ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

6 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

7 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.