Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Përfiton apo humbet Shqipëria nga vizita dhe deklaratat e Presidentit Erdogan në Tiranë…?!

ShkodraWeb 18 January, 2022
taip erdogan edi rama tirane 2022

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar dje një vizitë zyrtare në vendin tonë. Qëllimi parësor i vizitës ishte përurimi i investimit të qeverisë turke në zonën e Kurbinit, ku 552 familje hynë në shtëpitë e reja pasi i humbën në termetin e 26 nëntor 2019. Natyrisht, vizita ka patur edhe qëllime dytësore, për Turqinë, më të rëndësishme se edhe ai parësor. Nga foltorja e Kuvendit ai ka lëshuar një ultimatum lidhur me FETO- n, rivalin e tij të përjetshëm. Thuajse ka urdhëruar që deri në vizitën e tij të ardhshme, kjo çeshtje të zgjidhet. Madje ka shkuar edhe më tej, duke e cilësuar çeshtjen FETO si parakusht të vëllazërisë me Shqipërinë. Etapa e fundit e vizitës, ishte përurimi i ndërhyrjes së reastaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë.

Ndërsa një pjesë e opozitës e kryesuar nga Lulzim Basha ka qendruar në Kuvend gjatë fjalës së Presidentit Erdogan, ish- kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë braktisur seancën. Përveç çeshtjes që lidhet me pozicionimin e Shqipërisë për çeshtjen “Palestina” në OKB, Berisha ka paraqitur si shkak të bojkotit edhe përfshirjen e Erdogan në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke e lidhur me investimin në Spitalin e Fierit, të cilin e konsideroi elektoral në sherbim të fitores së kryeministrit Rama. Edhe kjo vizitë, tregoi çarjen e thellë në radhët e opozitës, teksa më i dëmtuari nga ndërhyrja e Presidentit Erdogan në fushatë, Lulzim Basha, nuk luajti nga vendi në Kuvend.

Duke iu rikthyer deklaratave të Presidentit Erdogan, ai i serviri publikisht Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, një vëllazëri me kushte. Ai i sugjeroi kryeministrit Rama që të shpall armik FETO-n, në të njëjtën linjë me Turqinë. Madje, ai paralajmëroi se një grusht shteti i ngjashëm me atë në Turqi dhe që Erdogan ia ka faturuar FETO-s, mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Se çfarë interesi mund të ketë FETO apo çdo organizatë tjetër turke të tentojë pushtetin në një vend të huaj si Shqipëria, vetëm Presidenti Erdogan mund ta perceptojë. Presidenti Edogan e tha qartë se nëse nuk i gjendet vendi FETO- s, nuk mund të ketë vëllazëri Turqi- Shqipëri. Për një shtet që konsiderohet sovran, për një shtet që është pjesë e NATO-s, një deklaratë e tillë ultimative, do të lëkundte fort marrëdhëniet mes dy shteteve.

Me gjasë, kryeministri Rama nuk do të veprojë. Të paktën në pjesën publike. Dikur aleati më i afërt, sot armiku më i egër i Erdogan, Fetullah Gylen, ndodhet në Shtetet e Bashkuar dhe madje, mund të thuhet se është nën mbrojtjen e tyre. A do të ketë guxim Rama të veprojë kundër FETO-s në Shqipëri? Me gjasa jo. Edhe pse në fakt, deri tani, pjesa më e madhe e Gylenistëve, të paktën në sistemin arsimor, i kanë fshehur gjurmët, duke shitur apo dhënë me qira aktivitetet e tyre në Shqipëri. Teorikisht, Rama ka kohë deri në vizitën e ardshme të Erdogan në Tiranë për të larë hesapet me FETO-n.

Ndërsa duket se Turqia i ka të mbyllura hesapet për antarësim në BE (siç e la të kuptohej nga vetë Erdogan në Tiranë), Rama luan pragmatistin. Presidenti Erdogan “tundet” para Bashkimit Europian si një mundësi përafrimi të vazhueshëm, teksa dera për Shqipërinë vazhdon të jetë e mbyllur. Është e qartë se BE- ja nuk shantazhohet por për interesat afatmesme dhe afatgjata me shumë mundësi nuk mund të qendrojë e pashqetësuar apo indiferente. Ndoshta është pikërisht kjo që po kërkon edhe Rama, duke kërkuar të zgjojë ndjeshmëri që deri tani janë të paërceptueshme nga Bashkimi Europian. Nga ana tjetër, paraqitja e Turqisë si vend vëlla nga një kryeministër i deklaruar katolik edhe në prani të Erdogan, është një qasje e re publike e Ramës edhe në raport me BE- në.

A do të ketë impakt vizita e deklaratat e Presidentit Erdogan në Tiranë? Mbetet të shihet, nëse do të dalin në sipërfaqe apo do të lundrojnë në pjesën e padukshme. Gjithsesi, Rama e bëri lëvizjen e radhës e pikërisht me 17 janar 2022, në 554 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Bashkë me Nënë Terezën, Kastrioti na identifikon si shqiptarë jo vetëm në hapësirën europiane por edhe botërore. Në jo pak vende europiane është përjetësuar me buste e memoriale, emra rrugësh e sheshesh, edhe si simbol i Europës së sotme por edhe të neserme. Vasal i Napolit të asaj kohe apo i Venedikut (siç aludohet sot), thuajse unanimisht bien dakort se për rreth 25 vjet ishte barrierë e Perandorisë Osmane ndaj spondës tjetër të Adriatikut. Sot mbase, Edi Rama mund të kthehet në një urë në shekullin XXI, duke krijuar një tandem me atë që botërisht po përsonifikohet si “sulltani” i ri i Turqisë. Shpresojmë që Rama të mos asiocojë fatin e Shqipërisë me atë të Turqisë edhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Pasojat do të ishin katastrofike.

Edhe nga Tirana, Presidenti Erdogan u prezantua si lider i kësaj pjese të emrin Ballkan, mbase edhe si reminishencë e shekujve të kaluar nën Perandorinë Osmane të kësaj nahije. Por siç janë parësore (dhe i shprehu publikisht) interesat e Turqisë për Presidentin Erdogan, ashtu duhet të jenë për kryeministrin Rama edhe ato të Shqipërisë. Qoftë edhe në krah të një personi që ofron vëllazori, anipse me kushte jo të lehta për sot e për nesër. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 18 janar 2022…
Next: NGA MENTOR NAZARKO – Kur Papa… dhe Erdogani flasin për vëllazëri…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.