Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ ” Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët…”

ShkodraWeb 4 years ago

Në krizat politike nuk janë të panjohura ato propozime që bëhen jo për të dhënë zgjidhje, por për të kaluar lumin propogandistik të ditës. Një të tillë ka prodhuar Edi Rama, në mitingun që pasoi kongresin e PS-së. Në mënyrë të përmbledhur kryeministri propozoi ndryshimin e kodit zgjedhor në mënyre konsensuale me mandatdjegurit, ashpërsimin e ligjeve për blerjen e votës dhe testimin e votimit elektronik, si garanci që opozita të futet në zgjedhje lokale.

Pastaj, ka shtuar ai, nëse Luli dhe Monika fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë në 30 qershor, unë do tu ofroj si dhuratë zgjedhjet e parakohshne.

Në fakt, kjo ofertë nuk është aspak më shumë se një tallje për atë palë që po kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Arrnime të tilla Basha i provoi në marrëveshjen e 18 majit dhe ai e kuptoi i fundit, atë që të gjithë shqiptarët e dinin që më parë, se kompromisi për një betejë të ndershme nuk vendoset nga kolltuqet që zë në qeveri, por nga neutralizimi i pushtetit okult të Dakos dhe Avdylajve nga prerja e parave që hedhin oligarkët, nga balacimi i mediave të mëdha që i shërbejnë pushtetit.

Por, pavarësisht nga kjo, le të imagjinonim për një çast, se i gënjyer sërisht apo i blerë nga Rama, Basha e pranonte këtë ofertë. Le ta shfrenonim fantazinë dhe të besonim se ndryshimet ligjore kryeheshin, se opozita futej në zgjedhje lokale të ndershme dhe fitonte edhe një bashki më tepër.

Le ta shpinim logjikën në ekstrem dhe të përfytyronin se Rama do të bëhej ëngjëll, do ta mbante premtimin për zgjedhje të parakohshme dhe në fund, pas humbjes në to, do ta dorëzonte pushtetin.

Pra le të ëndërrojmë të pa ëndërrueshmen dhe pas saj të ngrejmë pyetjen: po shumica e shqiptarëve çfarë do të fitonin?

Ne këtë film e kemi parë, këtë histori e kemi lexuar pafundësisht.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se banditët dhe oligarkët do të rendnin tek paradhoma e Lulit, se TV Klani do të merrte kthesën e radhës e do të rikthehej si pushkë e PD-së, se Viktoria Invest, Fusha apo Salillari do të vazhdonin të gëlltisnin punët publike.

Pra thjeshtë dhe si gjithmonë edhe nëse në rastin më të mirë do të kishim rotacion, as nuk do duhej të shpresonim për ndryshim.

Prandaj kjo na kthen sërisht tek akti radikal i opozitës për djegjen e mandateve dhe daljen nga sistemi. Po të ishte thjeshtë një lëvizje që do të ndryshonte karrigen e Bashës me të Ramës, ajo nuk do të kishte pikë kuptimi.

Propozimet e saj për largimin e kryerilindasit dhe qeverinë tranzitore, do të ishin shterp nëse ato katandiseshin në një ndryshim pushteti.

Ato kanë vlerë, jo nëse rrëzojnë Ramën, por nëse shërbejnë për të varosur modelin e tij, jo nëse prodhojnë një qeveri kalimtare, por një kabinet afatgjatë teknicienësh që duhet të ketë një hartë rruge të prcaktuar mirë.

Kjo qeveri e cila duhet krijuar me konsensus, duhet të ketë sa më pak ndikim dhe frymë politike. Ajo duhet ti ngjajë, pak a shumë, qeverive italiane që pasuan krizën financiare dhe shembjen e Berluskonit (edhe ai kishte fituar me vota).

Ajo duhet të ketë qëllimin primar shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet nga reforma e përdhosur në drejtësi. Nëse kjo kauzë e përshëndetur nga shumica e shqiptarëve degjeneroi rrugës nga korruptimi që asaj i bëri një pushteti arbirar që po vendos ngado njerëzit e tij, ajo shumë shpejt do të rrezultojë një dështim i pakthyeshëm. Prandaj, për sa kohë të gjitha institucionet e saj të fillojnë të vihen në punë, në krye të ekzekutivit duhet të jenë teknicienë nutralë, sepse një pushtet personal, qoftë socialist qoftë demokrat, e varros atë. Për hir të kësaj fabule që u pikturua me ngjyrat e një revolucioni ia vlen sakrifikimi i çdo emri të përveçëm.

Kjo qeveri teknike, por jo shumë e përkohshme, duhet të hartojë një paketë antioligarkë, jo vetëm duke bërë të mundur prerjen e lidhjeve korruptive dhe miqësore që e gjithë klasa politike ka me më të pasurit e këtij vendi, por edhe duke studiuar e më pas neutralizuar të gjitha hapsirat ligjore përmes të cilave ata kanë përfituar deri më tani.

Kësaj qeverie teknike duhej ti jepej koha e nevojshme për të skicuar arkitekturën e një republike të re, ku asnjë kryeministër të mos jetë kaq i ploftuqishëm sa sot, ku liderët e parive të mos kenë monoloplin e listave të mbyllura, ku të mos pengohet me kleçka ligjore hyrja në kuvend e forcave të reja, ku parlamenti të fitojë më tepër pushtet ndaj shefit të ekzekutivit.

Vetëm pas këtij tërmeti që nuk kryhet në mënyrë blic, akti i djegjes së mandateve dhe i daljes nga sistemi do të kishte kuptim.

Vetëm në këtë mënyrë, të gjithë ata që e kanë mbështetur atë, mund ta ngrinin ballëlartë pyetjen: A nuk ia vlen sakrifikimi i një emri të vetëm, qoftë ky edhe Edi Rama, përpara gjithë këtyre?

Opozita nuk ka rrugë tjetër për ti dhënë kredibilitet pretendimeve të saj ektreme.

Dhe në një farë mënyre, këtë ia konfirmoi edhe vetë kryeministri me ofertën që i bëri nga kongresi. Ai nuk doli dot nga roli i dallaveraxhiut meskin, që s’ka ç’ofron më tepër sesa një pazar brenda pallatit.

Ai s’ka model të ndryshëm përpos atij të disa lëshimeve të vogla, nga të cilat, në rastin më të mirë fiton vetë dhe në rastin më të keq fiton Luli.

Sepse pas 21 vjetësh pa ndërprerje në pushtet, Edi Rama ka harruar të ofrojë zgjidhje që e lënë atë jashtë tepsisë. Kjo është thembra e tij e Akilit dhe prandaj ai duhet luftuar me modelin e një sistemi që e bën të pamundur rilindjen e monstrave të tilla. /Nga Andi BUSHATI, Lapsi/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ “Parti e të gjithë popullit…” e kaluara që po kthehet të gllabërojë Partinë Socialiste…
LAJM PAS: Mesazhi që dha Fatos Nano në kongresin e Partisë Socialiste…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

3 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

4 weeks ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

1 hour ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

2 hours ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.