Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Ngurrimi i Edi Ramës që t’i “dorëzohet” zgjedhjeve parlamentare dhe pse pret 30 qershorin…

ShkodraWeb 4 years ago

Edi Rama mund të konsiderohet pa frikë si “politikani i sondazheve”. Që nga dita e parë e zbritjes në politikë, kur Fatos Nano siç deklaroi vetë “e solli me thonj të paprerë nga Parisi”, Edi Rama vazhdimisht ka organizuar sondazhe të cilave edhe u ka besuar. E ka nisur me Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës, Partinë Socialiste në opozitë e tani në qeverisje. Me përjashtim të zgjedhjeve të 2009-ës kur sondazhi që iu besua Ilir Beqjes e nxirrte fitues e në fakt humbi, sondazhet e tjera i kanë dhënë të drejtë.

Në 2013-ën të gjitha sondazhet e nxirrnin humbës, nëse nuk do të bashkonte forcat me LSI-në dhe në fakt, dy të majtat bashkë fituan dhe madje thellë përballë Berishës, por pas 8 viteve në pushtet.

Natyrisht, sondazhe realizon Edi Rama por sondazhe organizojnë edhe të tjerët. Më i fundit, ai i organizuar nga IPR, për herë të parë “timonierin” dhe Partinë Socialiste i nxjerrin humbës përballë opozitës së bashkuar, e cila tashmë ka dalë jashtë institucioneve për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare.

Asnjëherë, asnjë nga “të rëndësishmit” e PS-së, nuk ka vënë në dyshim rezultatet e IPR-së. Natyrisht, për ti dhënë vetes zemër, ka patur ndonjë batutë, por thelbësisht, në heshtje, edhe pushtetmbajtësit e kanë pranuar rezultatin e sondazhit më të fundit. Pas rreth 6 viteve, Edi Rama dhe PS nuk përfaqësojnë më mazhorancën e shqiptarëve.

Nga këtu nis zbërthimi i sjelljes së Edi Ramës. Në vitin 2017, kryeministri pranoi çdo gjë që i kërkoi opozita. I dha gjysmën e qeverisë, drejtorë mjaft të rëndësishëm sepse…sondazhet i thonin se mund të fitojë. Edhe i vetëm, madje më shumë se me LSI-në “e besdisshme”.E faktikisht, sondazhet i dhanë të drejtë sepse i vetëm, mori 74 mandate qeverisës, të cilat rrugës i shkuan në 78 dhe sipas gjasave, do të arrijë deri në 94 me votat e “opozitës së re”. Pa dashur të futemi në “skenarin” tashmë të provuar edhe nga Drejtësia të shit-blerjes së votës.

Edhe sondazhet e realizuara për zgjedhjet vendore, nxjerrin fitues PS-në dhe Edi Ramën. Por percetimi i qytetarëve është marrë para zhvillimeve që pasuan dorëzimin e mandateve nga opozita dhe protestat lokale e kombëtare të organizuara nga PD e aleatët. Por gjithsesi, Rama po udhëton drejt zgjedhjeve vendore, duke paralajmëruar “garë” edhe pa opozitën. Ose me “opozitën e re”. Si personazh jo lehtësisht i parashikueshëm, kryeministri mund ta çojë deri në fund rrugëtimin e tij, edhe pse duhet një guxim i çmendur me kosto shumë të lartë siç mund të ishte konfrontimi fizik edhe në qendrat e votimit e më lart. Nga ana tjetër, fitorja e pritshme e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të sherbente si “lakmus” apo karikim për mbështetësit e votuesit e tij edhe për zgjedhje të mundshme të parakohëshme parlamentare, pse jo edhe për të përmbysur perceptimin e krijuar nga sondazhi i IPR. Jo më kot, i sigurtë në fitoren e 30 qershorit në konfirguracionin aktual në vend, Rama i hodhi opozitës së vertetë “dorashkën e sfidës”: Fitoni një bashki më shumë se PS-ja dhe shkojmë në zgjedhje të parakohëshme.

Nga fundqershori, nëse nuk do të ketë zgjedhje vendore apo do “të prishen”, Rama pret edhe një verdikt tjetër. BE duhet të vendosë nëse do i’a japë apo jo “statusin e vendit kandidat” Shqipërisë. Eddhe pse duket si një ngjarje praktikisht e pamundur të ndodhë në kushtet aktuale politike të vendit, Rama shpreson sepse…shpresa vdes e fundit. Një përgjigje pozitive, do të mund të perdorej nga kryeministri në dy mënyra: Si bonus për ti thënë opozitës se i solla vendit arritjen e shumëpritur “falë politikave të mija” dhe nuk kemi pse shkojmë në zgjedhje por edhe si “faktor X” për të rrëzuar perceptimin e shqiptarëve nga sondazhi i IPR-së nëse rruga e zgjedhjeve të parakohëshme politike është e pashmangshme. /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ “Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit…ose nën qeverisjen e faktit të kryer”
LAJM PAS: ANALIZA/ Gazi mbi protuestuesit, reagon Artur Zheji: Zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

1 week ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

39 mins ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

2 hours ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.