Gruaja në Shqipëri vijon të jetojë në shoqëri konservatore dhe familje patriarkale. Të drejtat dhe mbrojtja e grave vijojnë të mbeten thjesht ” kryefjala” takimesh dhe tryezash pa asnjë rezultat pozitiv ndërkohë që cdo vit e më tepër rritet numri i vik.t.imave femra, kryesisht si pasojë e kr.i.mit në familje.
Në vigjilje të Kreshmeve, brenda 24 orëve u ekz.e.kutuan 2 gra, nga ata që për vite të tëra kanë ndarë shtratin me to, dhe që u kishin dhënë edhe emrin “Baba”, emër të cilin dje dhe sot e humben të drejten ta kenë.
Ndërkohë vetëm pak ditë na ndajnë nga muaji i grave, muaji mars ku ne gratë dhe vajzat shqiptare na përfshin atmosfera festive, në vend që të solidarizohemi për të mbrojtur jeten tonë, dhuratë që na e ka dhënë perendia, dhe askush nuk ka të drejtë të na e marrë. 8 Marsi i 2020-ës le të jetë “Besëlidhja e parë e grave” në mbrojtje të jetës, kundër dh.u.nës, për integrim e barazi në familje, shoqëri dhe vendimmarrje.
Në këtë “Besëlidhje” le të bashkohen edhe Ogerta Manastirliu Ministre e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Monika Kryemadhi, Linda Rama, Aurela Basha, Lirie Berisha, çdo nënë, çdo grua, çdo motër e çdo bijë.
Ne ju japim jetë atyre që po na e marrin, pasi dhe autorët janë bij të nënave, që në të tilla raste mallkojnë veten e tyre përse i sollën në jetë. Le të jetë një këmbanë për çdo mashkull, pasi duke dh.u.nuar dhe më keq akoma duke i marrë jetën bashkëshortes apo ish-bashkëshortes tuaj, “po vri.sni” fëmijët tuaj, duke i lënë pa nënë dhe pa baba. Vr.a.sësi i nënës kurrë nuk mund të jetë një baba për fëmijët e tij, e ndërsa nënat si ëngjëj do t’ i mbrojnë fëmijët e tyre lart nga qielli…
Të mos dyndemi në këtë 8 mars në dyqanet e rrobave për të blerë fustanet dhe aksesorët më të kushtuar.
Të mos rendim drejt parukerive për të fshehur pas makiazhit “shenjat e dh.u.nës dhe diskr,i,minimit”.
Të mos pranojmë në hipokrizi dhurata nga burra që nuk vlerësojnë e duan nënen e fëmijëve të tyre.
Le të rendim në lëndina së bashku e të mbledhim lule natyrale e të shkojmë në homazhe tek varret e Drites nga Mallakastra, Enkeledes nga Paskuqani, Manjolës nga Xhafzotaj, Esmeraldes nga Mirdita, Hajdijes nga Durrësi dhe e shumë grave të tjera, të lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe, e të na mbrojnë nga ankthi i frikës për jeten. /Nga Lindita KOKAJ/