Këto kohë, të gjithë po merremi me politikën. Në qendër aktualisht është tema e Teatrit Kombëtar dhe pozicionimet e mazhorancës e opozitës për këtë çështje.
Siç ishte e kuptueshme, prishja e godinës do të ngjallte reagime e natyrisht, të paktën Aleanca për Teatrin, do të zbriste në sheshin e protestës. E në fakt, kështu ndodhi.
Nga ora 04.00 deri në orën 16.00 të së dielës së 17 majit, në qendër të kryeqytetit, u vunë përballë ata që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar me…Policinë e Shtetit.
E tani, disa fjalë për këtë përballje.
Fillimisht, mendoj se urgjent i duhet ndryshuar emri kësaj trupe civile, por që sillet në terren si detashment ushtarak. Së paku duket quajtur Policia e Qeverisë sepse me konceptin “shtet” ka pak ose aspak lidhje.
Nga ardhja në krye të Ministrisë së Brendshme të ish- gjeneralit të Ushtrisë Sandër Lleshaj, Policia e Qeverisë ka pësuar një metamorfozë lehtësisht të perceptueshme. Edhe pa qenë në shesh, përmes televizioneve, e kupton zellin e tepruar për të kèqtrajtuar ata që kanë përballë. Edhe ata, shqiptarë!
Në protestat e pandërprera nga fundshkurti i kaluar e deri më sot, shembujt janë me qindra e mijëra kur “shteti me uniformë” tejkalon dukshëm kompetencat duke dhùnuar pa mëshirë nga të gjitha moshat, gjinitë, pozicionet sociale, postet publike etj. E pazakontë dhe e pajustifikueshme për shqiptarë me uniformë, përballë atyre pa uniformë.
Protesta e të dielës shënoi një tjetër rekord të zi për Policinë e Qeverisë. Përballë këtë herë kishte artistë, aktorë, politikanë, ish- deputetë dhe gazetarë. Nuk ishte një protestë politike. Nuk kërkonte rrëzimin e një qeverie për të sjellë një ministër tjetër të brendshëm në krye të Policisë. Sepse në Shqipëri, Policia nuk drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, por nga ministri i brendshëm i rradhës.
Dhùnë e pashoqe dhe e pamëshirshme, skena të paimagjinueshme të keqtrajtimit të qytetarëve paqësorë, në mes të ditës e në mes të Tiranës. Ka mbetur vetëm nxjerrja e armës dhe drejtimi në lule të ballit…! Të rinj që tërhiqen zvarrë edhe pse nuk lëvizin kundër dhúnuesve as edhe një muskul fytyre. Gazetarë publikisht të mirënjohur që trajtohen si krímínelë të rëndomtë e të rrezikshëm. Ish- deputetë, de facto përfaqësues të qytetarëve edhe pse kanë dorëzuar vullnetarisht mandatet, që trajtohen në mënyrë çnjerëzore, shumë syresh edhe gra e vajza.
Ata që njohin ligjet pohojnë se, të paktën në protestën e 17 majit për Teatrin Kombëtar, Policia e Qeverisë nuk ka zbatuar në asnjë rresht asnjë ligj të këtij vendi. Madje, i ka shkelur. Vlera e jetës dhe dinjitetit të qytetarëve për këta shqiptarë me uniformën e Policisë së Qeverisë, po vrapon drejt zeros. Nuk na konsiderojnë as si miza, as si buburreca. Na konsiderojnë si armiq! Po, po, si armiq! Sepse nuk gjejmë asnjë logjikë tjetër! Natyrisht, nën frymëzimin e atyre që i drejtojnë, nga të gjitha nivelet!
E gjithë sa më sipër, në sytë e një tjetër pushteti, atij gjyqësor, që duhet të jetë mbi palët. Gjykata e prokurori që flenë gjumë në kuptimin e parë të fjalës. Gjyqtarë e prokurorë që nën peshën e çekanit të vetting-ut, shumëzojnë me zero jetën e dinjitetin e qytetarëve, përballë karriges që mbajnë duke i hyrë në hatër qeverisë. Dhe çfarë është më tragjikja në gjithë këtë? Të njëjtët policie (natyrisht jo të gjithë), janë të gatshëm që edhe me një kryeministër apo ministër të brendshëm tjetër, edhe me ngjyrë të ndryshme nga aktualët, të tregojnë të njëjtin zell urrejtjeje ndaj bashkëkombësve. Në disa raste, na kanë krijuar idenë e reagimit nën efektin e nárkotikëve.
Po shqiptarët, kush i mbron? Kush i del për zot nga një forcë civile por me sjelle ushtarake që nuk ua kursen dàjakun? Në kushtet kur në këtë rrumpallë- shtet nuk funksionon asgjë, nuk ka asnjë garanci për askënd dhe që çdo gjë është në varësi të humorit të ditës së një individi, a kanë të drejtë të vetëmbrohen shqiptarët? /Shënim nga ShkodraWeb Media/