“Me shpresën e vobektë se ftesa ime do të merret parasysh dhe me urimin, që përveç fjalive propagandistike, të marr mbrapsht edhe përgjigjen pozitive për këtë ftesë, Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime të sinqertë për shëndet të patrazuar, për Ju personalisht dhe familjen Tuaj.”. Shumëkush e ka lexuar si kërcënim këtë paragraf të fundit të letrës së kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot publikisht, besoj edhe privatisht në zarf liderit të opozitës Lulzim Basha. Madje, si kërënim “alla Camorra” edhe pse personalisht mendoj se kërcënimi i vertetë fshihet tjerakund…
Sot Komisioni i Posaçëm i Apelimit, dega e fundit e gjykimit në “vetting”, nxorri jashtë loje edhe Gjykatën e Lartë. Nga sot, shkalla më e lartë që duhet të vendosë drejtësinë në vend, që ka tagër aktuslisht të merret edhe me njerëzit edhe me imunitet, ka mbetur me vetëm dy gjyqtarë. Pra, nuk mund të funksionojë.
Pas pushimit së ekzistuari të Gjykatës Kushtetuese, asgjësimi i Gjykatës së Lartë e vendos Shqipërinë në pozicionin e gati- rrëzimit të kolonës së tretë të shtetbërjes- pushtetit gjyqësor. Kjo bëhet mëë e rrezikshme në kushtet kur jemi në prag të zgjedhjeve dhe opozita ka braktisur hisen e saj në pushtetin legjislativ duke dorëzuar mandatet parlamentare.
Praktikisht, me një opozitë- fasadë në Kuvend dhe një opozitë- farsë që po bëhet gati të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama fare mirë mund të shpallet…mbret i Shqipërisë. Mjafton një Asamble Kushtetuese ose shndërrimi i Parlamentit+ kryebaskiakëve të zgjedhur “demokratikisht” me 30 qershor në një Asamble të tillë dhe shqiptarët do të fillojnë të jetojnë papritur nën dinastinë mbretërore…Rama.
Askush nuk mund ta pengojë Ramën, nëse një mëngjes të bukur i shkrepet të bëhet mbret. Me “opozitën e re”, i ka 94 votat për ndryshimin e Kushtetutës, referendumin pasues e miraton pa problem meqë opozita është jashtë sistemit, Gjykatë Kushtetuese ku mund të ankohemi nuk ka, Gjykata e Lartë që mund të pranojë padi penale për njerëz me imunitet sot vdiq…Mbetet vetëm Zoti në qiell për ta ndalur!
E në këtë situatë që nga hipotetike mund të kthehet reale sa hap e mbyll sytë, Edi Rama i dërgon letër publike Lulzim Bashës. Konteksti është i lehtë për tu kuptuar, nga rreshti i parë tek i fundit. Nuk është përulësi në sherbim të Shqipërisë, është arrogancë e hapur, në nivelet e delirit që të jep një pushtet i pamatë dhe që sot, nuk mund ta pengojë asgjë në hapat që mund të ndërmarrë. Në këtët letër Rama po i tregon Bashës, dy ditë para protestës së rradhës, se është ai- kryeministrit, që i ka të gjitha n dorë. Zgjedhjet do të bëhen, ai do të fitojë të gjitha bashkitë dhe…vazhdimin e skemës sipas gjasave e keni të shpjeguar më lart.
Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, sy për të parë e laxuar edhe pa zë, Edi Rama e ka shkruajtur të zezë në të bardhë: Shqipëria është e tij sot dhe do të bëhet më shumë e tij pas 30 qershorit! Ky është mesazhi publik që shpërndau sot për shqiptarët Edi Rama! Si do ti përgjigjen shqiptarët…kjo është çeshtje tjetër! /ShkodraWeb/