Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ Lahutën na e morën serbët, fajin e ka vetëm…Gjergj Fishta!

ShkodraWeb 4 December, 2018
fishta lahuta

Ramadan Sokoli, një nga muzikologët më të njohur shqiptar që u largua nga kjo botë në 2008-ën, këmbëngulte në rrenjët e lahutës, të paktën nga 1335, në Deçan të Kosovës. Bëhej fjalë për një afresk, në një manastir, që përveç veglave të tjera muzikore, tregonte instrumentin me monokordë.

Por sot, kjo vegël që e mendonim tradicionale shqiptare, na e morën zyrtarisht fqinjët. UNESCO e ka regjistruar si pasuri botërore, pjesë e kulturës serbe. Mbase ndokush e konsideron një lajm të rëndomtë në morinë e halleve që kalojmë, por mendoj se në është ashtu. Në të sotmen, vështirë të gjejmë një element që të na shënjojë ndër kombet e Europës. Me përjashtim të statistikave për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Ajo që mbase akoma na bënte të ndjehemi krenarë, ishte e kaluara. Një e kaluar që në sytë e Europës, niste me Gjergj Kastriot- Skenderbeun e përfundonte me Shën Terezën e Kalkutës. E në mes këtyre dy kollonave të krenarisë sonë të ligjshme, qëndronin shumë ndalesa, natyrisht më pak të rëndësishme.

Mes tyre, në lëmin e kulturës kombëtare, spikaste edhe lahuta. Deri më sot të paktën, sespe ajo u shkëput zyrtarisht nga trungu shqiptar. Nga sot, lahutarët tonë do të krenohen si mjeshtra të një instrumenti serb. Lahuta, instrumenti i çuditshëm me vetëm një tel, shoqëronte këngët e kreshnikëve, të Mujit, Halilit, Omerit etj. Shoqëronte këngët e trimërisë por edhe të vajtimit të burrave të rënë në luftë. Por sot, të gjitha këto do të zbehen sepse paskemi përdorur një instrument serb për t’i shoqëruar përgjatë shekujve.

E ndërsa sot jemi të zënë me ujrat territoriale me Greqinë, me negociatat për të hyrë në BE, me sherrnajën politike, fqinjët ballkanikë po na zhveshin edhe nga ato pak krenari. Për Kastriotin tashmë janë në luftë disa shtete dhe nuk është çudi të dalë edhe ai hero serb. E njëjta gjë edhe për Nënë Terezën e Kalkutës. Këto figura ndërkombëtare, përherë e më shumë po gjejnë jehonë jashtë vendit tonë se këtu, ku pretendojmë se e kishin origjinën e madhështisë së tyre globale.

Si për ironi të fatit, sivjet është viti mbarëkombëtar i Skenderbeut. U bë një event i jashtëzakonshëm për një hartë në lëkurë viçi ku shkruhej Skenderbeg. Në ato ditë, fqinjët tanë kishin kopsitur “dosjen e lahutës” për ta regjistruar në UNESCO si instrument shqiptar. I kujt është faji? Natyrisht, i Gjergj Fishtës që shkruajti mijëra vargje të “Lahuta e Malcis”. Të ishte gjallë, me lajmin e sotëm, do të vdiste nga ndonjë infarkt. Veprës së tij homeriane i paska vënë titullin e një instrumenti serb!

Këto rreshta janë thjesht mllef. Nuk kam ndërmend të fajësoj askënd, me përjashtim të Gjergj Fishtës e disa si puna e tij. Që fatmirësisht nuk jetojnë sot. Por Fishta e parashikoi para më shumë se 100 viteve atë qo ndodhi sot e sipas gjasave, do të ndodh edhe nesër. “Shqipnia u ba, tash të bajmë shqiptarët”. 106 vitet e para ikën. Të presim çfarë do të sjellë shekulli i dytë, kanë kaluar vetëm 6 vite. Edhe pse “moti i mirë shihet nade”, themi në Shkodër! Bjeri asaj…si e ka emrin…qemane, se lahutën na e morën serbët! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ramadan Sokoli: Origjina e lahutës ndër shqiptarë daton e dokumentuar në vitin 1335…
Artikull pas: Gjermania sjell përgjigjen për pasuritë e ish- kryeprokurorit Llalla në Bremen…

TË FUNDIT

benet beci turizmi
  • Analizë

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025
fatlum nurja trafiku 2025
  • Analizë

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025
berisha zaloshnja zgjedhje 2025
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.