
A janë strukturat e qeverise përgjegjëse vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim e madje dhe organizim direkt te grabitjes nga këto struktura? A është viktima, siç u nxitua te thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo një i përdorur për shkak te reputacionit te tij? A janë rastësi te gjitha ngjashmëritë e kësaj grabitjeje me te tjerat te para ne kontekstin kohor dhe politik?
Te gjitha këto pyetje dhe te tjera u hodhën dje ne media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
Sigurisht qe cenimi i Sigurisë Kombëtare ishte çështja e pare dhe kryesore qe duhej te ngrihej dhe u ngrit. Po reagimi i Ramës ishte i tille qe te krijonte përshtypjen se ishte përgatitur : akuze për përgjegjësi ndaj koncesionarit ; shkarkim drejtorit te aviacionit civil ; futjen e ushtrisë ne aeroport për te garantuar sigurinë. E me kaq çështja mbyllet…
Kush ishte i shqetësuar për Sigurinë Kombëtare tani mund te jete i qete ; fajtoret u gjeten, u denuan dhe problemi i sigurisë ne aeroport per këtej e mbrapa , u zgjidh. Te njëjtën gjë deklaroi sot ne konference per mediat dhe ministrja e Rames , ish-drejtoreshe e shërbimit civil ne grabitjet e mëparshme. “Çështja u zgjidh një here e përgjithmonë”- deklaroi ajo. Shume e thjeshte apo jo ?
Shtojmë këtu dhe deklaratat e funksionareve te larte te shtetit e te policisë se “ u vra koka e grabitësve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gjë tjetër veçse te festojmë…
Po 10 milion euro qe janë ende ne duart e “bandës se shpartalluar ?
Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastësive te çuditshme ne ketë ngjarje te perseritur?
Edhe me profani e di se grabitje te tilla kane nevoje per bashkëpunëtorë te shumte dhe koordinim te tyre; bashkepuntore ne banka, ne grupet e sigurise, ne aeroport, ne polici…Kush i koordinoi e organizoi te gjithe keta, apo viktima , sic u tha publikisht ?!
Si e percaktoi zëvendësi i Rimës aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandës kur jo vetëm nuk ishte bere asnjë hetim por sipas deklarates se policisë as vete viktima nuk po arrihej te identifikohej se paskesh bere operacione plastike?!Po antaret e tjere te bandes kush jane? Se perderisa viktima evidentohet si kreu , duhet te dihet se kush jane te tjeret . Ata te tjeret qe nuk janë “truri“ por qe qenkan aq te zotet sa janë zhdukur me 10 milion euro pasi kane hedhur ne rruge te vrare “kreun” e tyre !!!
Si ka mundësi qe policia paska qene aq afer sa ka shkëmbyer zjarr me grabitësit e me pas keta jane zhdukur me gjithë para ?! E duhet te kemi parasysh qe behet fjale per thasë me para.
Si ka mundësi qe nen zjarrin e policisë, grabitesit paten kohe te djegin dhe makinat ( jo vetem nje) , te marrin ne krah thasët me euro e te zhduken pa lene gjurme ne nje zone aq te kufizuar e qe nuk te afron pothuajse fare kushte per tu fshehur ?!
Ne se përplasesh me policinë, policia te është vene ne ndjekje e per me teper ka vrare nje pjestar te grupit , nuk te bie ndermend te marresh ne krah edhe thaset e parave , madje te djegesh dhe makinat perpara se te zhdukesh…
Me logjike te thjeshte i bie qe grabitesit nuk jane ndjekur nga policia.
Po shkembimi i zjarrit, viktima?
A mund te kene qene pjese e nje skenari te parapregatitur, nje skene e sajuar ?
A eshte viktima “kreu” dhe “truri” i bandes sic u tha publikisht pa u bere asnje hetim, apo eshte nje i perdorur ne skenarin e pregatitur nga te tjere, per shkak te precedenteve te tij?
A u vra ai rastesisht si pasoje e shkembimit te zjarrit me policine , apo u eliminua per te mos dal e verteta?
Troc; a jane strukturat e ketij shteti organizatore direkt te kesaj grabitjeje ?
Bashkepunimi me krimin i kesaj qeverie dhe “zotesia” per te sajuar skenare te perbashket eshte vertetuar me se nje here , madje duke kaluar dhe baballaret e tyre te Sigurimit te Shtetit.
Rasti i Fredi Alizotit , trafikantit qe u pregatit dhe u pagua si deshmitar i rreme ne nje skenar te organizuar nga kreret e policise se shtetit , sic eshte faktuar sot qartazi , eshte vetem rasti me i fundit i vertetuar i ketij bashkepunimi kriminal.
Po te shtojme ketu dhe precedentet e meparshem , te ketyre grabitjeve, qe ngjasojne ne cdo detaj por cfare eshte me e rendesishmja, ndodhin sidomos perpara zgjedhjeve qe pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund te flitet per rastesi. Shume “rastesi” te perseritura perbejne fenomen.
Nuk ka asnje çudi ne kete mes. Kjo qeveri e ky kryeministër e grabisin cdo dite kete vend e qytetaret e ketij vendi me forma e menyra te ndryshme. Grabitja ne aeroport eshte vetem njera prej ketyre formave. /Nga Edi PALOKA, nënkryetar i PDSH/