Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ Kthimi në fis te Margjeloja…!

ShkodraWeb 13 April, 2019
fuga artan foto

Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “Psikologjia e turmave” që kur një popull bën një revolucion, për të cilin nuk është i përgatitur sepse elitat e tij janë për faqe të zezë, atëherë ndodh katrahurë: Revolucioni pas pak kohe kthehet në një ndryshim fjalësh, kurse situata vazhdon si më parë, ose rikthehet te pika ku u nis. Revolucioni bëhet një ndryshim fjalësh, me të cilin shprehet i njëjti realitet!

Kam përshtypjen se duke analizuar fjalorin politik të kohëve të tanishme në media dhe në gojët e politikanëve dhe disa pushtetarëve rezulton se edhe fjalët, që përdoreshin një ose dy dekada më parë dhe që mbanin pak erë demokraci, janë zhdukur. Të përmendësh ato sot është mëse qesharake, duken qesharake në sytë e njerëzve.

Imagjinoni sot të përdoren fjalë që nuk kanë asnjë kuptim pas tridhjetë vitesh, gjoja demokraci.

Votim i lirë

Shanse të barabarta për qytetarët

Qytetar i mirinformuar dhe i formuar

Mirëqenie

Konkurrim idesh

Media të lira dhe të pavarura

Zhvillim teknologjik

Kulturë kombëtare

Demokraci lokale

Hapje kulturore me Perëndimin

Treg i lirë

Të gjitha këto fjalë janë kthyer në forma bosh, pa përmbajtje. Ato që tridhjetë vite më parë konsideroheshin nga brezi i kohës si ëndrra.

Tani nuk flitet fare për qytetarë, por vendin e kanë zënë pjesëtarët në mitingje, ulur në karrige plastmasi.

Gazetarit të pavarur i thërrasin kadri.

Opozita është një tufë qorrash.

Profesorët janë bandë kopjacësh, që meritojnë veting.

Bujqit, që kanë rendimente qesharake në prodhime, quhen fermerë.

Burri dhe gruaja që rrinë pas banakut të ndonjë kioske quhen biznesmenë familjarë.

Ca vende urbane, që ngjajnë si kampe përqendrimi për autovetura, quhen parkingje.

Librat që shiten nëpër sheshe gjithë pluhur dhe me kopertina tejet të lodhura quhen kulturë.

Një megafon që transmeton gjithë ditën këngë të viteve ’70 quhet media publike.

Gjithë ditën dëgjon këngën MARGJELO!

Ata që braktisin atdheun, duke ikur nga sytë këmbët, quhen emigrantë ekonomikë të integruar në tregun e lirë.

Njeriu, që bosi e vendos në një listë që ua paraqet votuesve të rrallë dhe që ngre e ul dorën sipas uljes dhe ngritjes së syve të shefit, quhet deputet.

Ngritja e kullave bina quhet rritje ekonomike.

Dhënia e pasurive kombëtare badjava privatëve quhet partneritet.

Letra pa asnjë vlerë në tregun e punës quhen diploma.

Ne kemi shkuar në fis!

Vendimmarrja në kohën e diktaturës varej nga nja njëzet a tridhjetë veta. Nga sa veta varet sot?

Këmbë artisti i huaj nuk shkelte dot në Shqipëri në diktaturë? Sa artistë në vit vijnë nga jashtë në skenat tona sot?

Bëheshin ndo ca dhjetëra filma me metrazh të gjatë shqiptarë. Sa filma shqiptarë, drama etj. prodhohen sot me markën shqiptare?

Në diktaturë punohej kot, në jo pak raste, por edhe bëheshin vepra të mëdha. Sot rrihet kot.

Diktatura të përgjonte dhe të mbyllte gojën, duke të kërcënuar me shkop, internim, vrasje. Sot administrata ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon.

Nuk kishte në diktaturë media të lira dhe pluralitet mediash apo diversifikim opinionesh në media. Çfarë qëndrimi mban pushteti ndaj mediave sot?

Nuk jemi kthyer në fis?

Ku është tregu i lirë sot? Po njësoj si në kohët e vjetra, ku pushteti e kontrollonte ekonominë.

Në fis!

Kthyer atje ku ishim! Fjalët ndryshojnë! /Nga Artan FUGA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Rama kërkon të kthejë ferrin…”, Paloka: Ejani ta rrëzojmë…!
Artikull pasardhës: DETAJE/ Kishte fshehur 3.5 kile kanabis në gomën rezervë, vihet në pranga në dalje nga Shqipëria shkodrani 39 vjeçar…(foto)

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.