Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA/ “Kolona e pestë” që po përdor Edi Rama për të tërhequr në “lojë” Lulzim Bashën…

ShkodraWeb 21 April, 2019
ramaBashaMontim18

Edi Rama po luan rëndë. Pasi ka kuptuar se ndërkombëtarët nuk mund ti japin shumë ndihmë këtë herë përballë vendosmërisë deri në kokëfortësi të Lulzim Bashës, kryeministri po luan pikërisht në “oborrin” e opozitës.

Ndërsa dikutohej për “djegien e mandateve” nga opozita, lidershipi i PD-së fliste se askush nga kandidatët nuk do të pranonte të zëvendësonte deputetët që dhanë dorëheqje në bllok. Do ti ishte më shumë se marrëzi politike të mendohej se Basha nuk do të kishte zhvilluar një konsultim- testim paraprak edhe me kandidatët në listat e 2017-ës para se të ndërmerrte hapin radikal. Por ai nuk kishte parashikuar sipas gjasave, faktorin “Rama”.

Sot nuk ka nevojë për vota, deputetë në Kuvend. Ai ka nevojë për kontorno politike për të krijuar idenë e normalitetit në parlament, ku opozita po zëvendësohet me “opozitën e re”. Por edhe kjo e fundit, është tej mase kaotike në qëndrimet e saj. Ideja më e fundit e një partie të re me mbiemër “demokratike”, i heq çdo lloj justifikimi moral atyre që po ndërtojnë edhe grupet “opozitare”. Një parti mbi “hirin” e lënë në Kuvend nga PD, nuk ka asnjë të drejtë morale të lind. Nga ana tjetër, kjo “opozitë e re”, thërret me të madhe për reformë zgjedhore, edhe pse është e qartë se nuk ka kohë deri me 30 qershor por është po aq e qartë se nuk ka as kapacitete për të ndërmarrë ndryshimet. Në çdo rast, çdo reformë zgjedhore, do të shkojë në sherbim të socialistë- specialistëve të PS-së.

Zbritja në shesh, në krah të “opozitës së re” e ish- “senatorëve” të PD-së, do ti jepte bonus moral Edi Ramës dhe nuk është aspak se pabesueshme se ai po punon fort, me të gjitha mënyrat për ta arritur këtë. Fotot e shkrepura në gjysëm fshehtësi të Hajdarit me Patozin, artikulimi i emrave të njohur të “kastës së vjetër” të PD-së si të “interesuar” për Bindjen Demokratike, shkojnë në këtë drejtim. Aq më shumë, kur në situata të tilla, të ngjashme edhe me zgjedhjen e Bamir Topit president në Kuvend, 500 mijë euro marrin vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra….

Edi Rama po përdor me shumë sukses teorinë e “kolonës së pestë” brenda vetë Partisë Demokratike. Individë rastësorë, të rreshtuar andej nga fundi i listave të deputetëve në 2017-ën, po nxitojnë të marrin mandate. Askush nuk mund të akuzojë, edhe pse në eter qarkullojnë shifra me shumë zero në pranim në mandateve. Por edhe nëse nuk është kështu, ata që marrin mandatet nuk kanë asgjë për të humbur. Po kapin “në hava” një mundësi që u erdhi papritur, po përfitojnë disa rroga të majme dhe privilegje që vetëm i kanë lexuar për trajtimin e deputetëve, të cilat do të vazhdojnë edhe pasi të lënë mandatet. Nga ana tjetër, pavarësisht kohës së qendrimit, do të regjistrohen në historinë e këtij shteti si “ligjvënës”, pavarësisht se pjesa morale është e nxirë blozë. E për ta mbyllur, ata kapin rastin sepse e dinë se nuk do të jenë kurrë më jo në ato karrike por as në listat e PD-së kurdo të bëhen zgjedhjet.

Në anën tjetër është Lulzim Basha. Askush nuk mund ta akuzojë për asgjë. Po implementon me këmbëngulje qëndrimin më radikal që ndonjë opozitë ka mbajtur në këtë vend nga 1946-a. Është larguar nga sistemi dhe ka dalë në shesh, duke mos patur asnjë lloj pushteti apo privilegji. Përveç protestave lokale e kombëtare, takimeve në qytete, mbetet vetëm prova e fundit e forcës: 30 qershori! Basha dhe PD e kanë bërë të qartë se do të pamundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Kjo, edhe pse Edi Rama po përgatit “opozitën e re”, të cilës sipas gjasave në formë bonusi, mund ti japë edhe disa “llokma” pushteti vendor. Nga ana tjetër, nga vetë brenda “kolonës së pestë”, ka diversione për “5-6 kandidatë, kryebashkiakë aktualë, që do të kandidojnë për të ruajtur pushtetin e tyre”. Natyrisht, deri tani nuk ka emra, por nuk përjashtohet mundësia që Rama “të bindë” disa syresh, madje duke iu premtuar “çelësat e bashkive” në dorë me një garë fiktive.

Nëse dy palët këmbëngulin me vendosmëri ekstreme në pozicionet e tyre, lajmet më të këqija do të vijnë për shqiptarët. Pak a shumë si përplasja e dy trenave me pasagjerë në të njëtin binar…fundi dihet! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: GRABITJA NË RINAS/ Policia vë në pranga katër persona, tre dyshohet si bashkëpunëtorë ndërsa tjetri pjesëmarrës…
Artikull pasardhës: VIDEO/ “Kishte thirr krejt katunin…”, Xhensila tregon takimin e parë me Ijen e Bes Kallakut…

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.