Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Kjo nuk është Vllaznia, ekipi ka nevojë për një “shkundje” të fortë, presidenti Xhaferi nuk e ka të lehtë…

ShkodraWeb 8 October, 2023
vllaznit ultras kukes 2023

Vllaznia e futbollit ka nevojë për një shkundje të fortë! Humbja me Tiranën në Kukës, nuk është fundi i botës por është këmbanë alarmi se ekipi jo vetëm nuk është i lidhur siç duhet njëri- me tjetrin, por rrezikon të bjerë më poshtë. Për Vllazninë që synon titullin, qoftë edhe si një nga katër skuadrat e “Final Four”, 9 pikë nga 27 të mundshmet, janë shumë pak.

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se në merkaton e verës, pas dështimit në Europë, Vllaznia u formatua duke “rrudhur dorën” financiarisht. Presidenti Xhaferi, ndoshta me të drejtë, zgjidhi këtë strategji, pasi për tre vite provoi të hedhë para pa marrë mbrapsht ndoshta as lekët e veta, për të mos folur për fitim, që pavarësisht se sport, synohet nëse konsiderohet si biznes.

Pas ikjes së 9 futbollistëve të sezonit të kaluar, disa prej të cilëve u sistemuan në ekipe me ambicje e trofe më të shumta se Vllaznia, u krijua një ekip, në rastin më të mirë, me lojtarë mesatarë. Ndërsa në futbollin e niveleve të larta, krijohet një bosht i rëndësishëm me emra të njohur dhe mbi mesataren. Pavarësisht se në hapat e fundit të karrierës, Balaj është shumë pak, ashtu siç edhe Krymi.

Futbolli botëror njeh edhe “anomali”, një ekip modest, me emra thuajse të panjohur, rrëmben edhe trofe. Rasti i Leicester në Angli në sezonin 2015- 2016, është më i njohuri i kohëve moderne dhe për një kampionat të mirënjohur e të fortë. Por a mund të jetë ky shembulli i Vllaznisë që, pavarësisht paraqitjes shumë të dobët në 9 javët e para, të bëjë “surprizë” në fund?

Nga ndeshja në ndeshje, ekipi nuk po rrit paraqitjet e tij. Në jo pak raste, futbollistët tregojnë shenja lodhje fizike në këtë start të Supërligës. Nuk ka vijueshmëri as në rezultate e as në paraqitje, të paktën për të ruajtur të njëjtin nivel. Oshilacionet tek futbollistët dhe tek i gjithë grupi, janë të dukshme edhe pa qenë specialist futbolli. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, nuk ka rezultate.

Presidenti Xhaferi, nuk e ka aspak të lehtë. Ndryshimi i trajnerit apo edhe i stafit tjetër teknik të skuadrës, është “thikë me dy presa”. Mund të sjellë ndryshimin e gjendjes për mirë por ndoshta edhe për keq. Nga ana tjetër, mundësia e zgjedhjes së trajnerit është minimale. Ata që vlejnë dhe mund të bëjnë ndyshimin e shumë kërkuar, tashmë janë të punësuar.

Në aspektin teknik, skuadra aktuale është ndërtuar sipas mundësive ekonomike por edhe përzgjedhjeve teknike të dyshes Memelli- Plori. Në mungesën e dukshme të rezultateve, përgjegjësia e parë bie pikërisht mbi ta. Por nëse ata largohen, duke u zëvendësuar nga një dyshe tjetër, çfarë garancie ka që ekipi do të marrë kurbën e ngritjes graduale apo të shpejtë? Nga ana tjetër situata aktuale ngjet me atë filmin, kur në garën mes dy kuajve ku fitonte gjithmonë i bardhi, disa spektatorë futeshin në sallë me shpresën që një herë të vetme të fitonte kali i zi…

Janë të shumtë tifozët por edhe specialistët e futbollit që kanë kontestuar afrimin e Migen Memellit si trajner tek Vllaznia. Sipas tyre, nuk ka spikatur as si futbollist dhe si trajner, ka një eksperiencë modeste. Vllaznia kërkonte apo duhej të afronte një emër më të rëndësishëm, pak a shumë si në rastin e ndërtimit të boshtit të skuadrës. Por tashmë, kjo temë është e mbyllur.

A garanton dyshja Memelli- Plori objektivin e Vllaznisë për në “Final Four”? Askush nuk mund ta thot, as vetë këta dy persona. Prandaj futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm. Në kreun e klasifikimit, përballja është shumë e fortë. Ekipe që e nisën nga fundi i tabelës, tashmë e shohin veten në majë, ndërsa Vllaznia ka mbetur e salduar dhe me ndeshjet e sotme që duhen luajtur, mund të rrëshqasë edhe më poshtë.

Vitet e fundit, paratë për Vllazninë po i jep Alban Xhaferi, pronar dhe president. Nga ana tjetër, Vllaznia është përtej një buxheti apo milionave të hedhura. Është  shumë më shumë se kaq. Është e vështirë por Xhaferi ka detyrimin që të vendosë apo të gjejë një ekuilibër mes këtyre të dyjave. Sepse ka edhe një tjetër këmbanë alarmi. Tifozët jo nuk po afrohen por po largohen nga ndeshja në ndeshje nga mbështetja e ekipit. Edhe hyrja falas, edhe autobuzët në dispozicion, nuk po ngrohin tifozët.

Sinjalet e para duhet të jepen në fushën e blertë, nga 11 kuqeblutë që zbresin në fushë. Por pas tyre, janë një numër jo i vogël drejtuesish teknikë, të cilët kanë detyrimin që me këtë “brumë” që përzgjodhën e gatuan vetë, ti japin tifozëve Vllazninë që ata duan, Vllazninë që duhet të mbështetet jo vetëm në shkallët e “Loro Boriçit” por në çdo impiant sportiv të vendit. /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Rreth 500 persona të vrarë në Izrael dhe Gaza, ushtria izraelite godet një zonë në Liban, lufta vazhdon…
Artikull pasardhës: VIDEO – Dhunoi babain, postonte fyerje dhe shpifje ndaj shtetasve në rrjet, policia e Shkodrës arreston 37- vjeçarin…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.