Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – “Grupimi” Alibeaj dëshirë reale për bashkim të PD- së apo “larje duarsh si Ponc Pilati” para zgjedhjeve

ShkodraWeb 10 October, 2022
bardhi berisha alibeaj selia pd

Nëse çdo gjë është ashtu siç po shfaqet këto orë, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare po futet në një rrugë pozitive me synim paraqitjen dinjitoze në zgjedhjet e ardhshme vendore. Pasi Berisha takoi dhe u dakordësua paraprakisht me aleatin e madh Ilir Meta dhe me aleatët e vegjël në Kuvend, për të vijuar me aleatët jashtë parlamentit, “grupimi Alibeaj” ka hedhur një hap të rëndësishëm.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës”, thuhet në një njoftim për mediat i shpërndarë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në përmbajtje, ky pozicionim është i mirëpritur në emër të bashkimit. Përballë një kundështari si Edi Rama dhe PS- ja, çdo votë ka vlerë. Në formë, ha diskutim dhe shumë. Deri tani, Alibeaj dhe Bardhi nuk kanë mundur të provojnë se kanë mbështetjen e të paktën 26 deputetëve të PD- së në Kuvend, për të folur në emër të atij që quhet Grupi Parlamentar i PD- së. As edhe Berisha, nuk ka mundur ta vertetojë, teksa Alibeaj vazhdon të mbetet për inerci kryetar i komanduar i PD- së por edhe kryetar i GP të PD- së.

“Grupimi” Alibeaj ka mandatuar Gazment Bardhin, i cili e ka bërë të qartë se nuk vendos dhe nuk pranon asnjë kusht në negociata. Nga ana tjetër, edhe Berisha konfirmoi të njëjtën gjë, duke shtuar se nuk heq dorë nga primaret, këtë herë edhe me pjesëmarrjen e simpatizantëve të PD- së. Këtu duket se nis edhe ngërçi, me shumë gjasa i menduar për të hedhur “topin” e fajit në anën tjetër.

Sali Berisha ka takuar personalisht Ilir Metën, aleatët në parlament dhe ata jashtë parlamentit. Pavarësisht se Bardhi mund të konsiderohet vartës i Berishës si pjesë e PD- së (pavarësisht formës së logos), kryetari i PD- së deri tani (sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që është ankimuar në Apel nga Alibeaj dhe që duhet të shprehet me 3 nëntor), mund të dojë që të takohet personalisht me Bardhin.

Mirëpo ky e ka bërë rë qartë se qendrimi për Berishën nuk ndryshon, duke nënkuptuar se nuk do të takohet me të, duke përmendur emrin e Edi Palokës. Këtu nis vendosja e kushteve, duke përcaktuar se me kë ka dëshirë të takohet dhe me kë nuk ka dëshirë të takohet Bardhi. Është e qartë se pesha e Berishës në PD, në kohën e Bashës e sidomos tani, është e jashtëzakonshme, përcaktuese. këtë çdokush e di fort mirë, sigurisht edhe Gazment Bardhi.

Edhe nëse Berisha heq dorë dhe Bardhi takohet me Palokën, cili është mekanizmi që mund të përcaktojë kandidatët e përbashkët për zgjedhjet vendore? Berisha e ka përsëritur, janë primaret. Kështu, Berisha ka një rebus jo të lehtë për tu zgjidhur. Duhet të negociojë fillimisht me Ilir Metën, më pas me aleatët e vegjël në Kuvend, ata jashtë parlamentit e në fund, me “grupimin” Alibeaj.

Për çdo emër të veçantë kandidati në 61 bashkitë në vend, duhet negociuar në linjën e mësipërme të veprimit. Sa shanse ka të gjendet dakordësia për emrat në emër të bashkimit të PD- s eopozitës? Mund të ndodhë, por tani për tani duket e vështirë. Aq më shumë, kur alternativa e vetme e artikuluar deri tani e primareve mbetet sondazhi i propozuar nga Dashamir Shehi, mekanizëm lehtësisht i manipulueshëm dhe i dyshimtë në nisje të paktën.

“Grupi Parlamentar i PD-së shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale”, thuhet sërish në deklaratë. Ata që janë në “grupimin” Alibeaj, e kanë të qartë se ka vetëm një rrugë, brenda PD- së të paktën: Votimin e parakandidatëve nga antarësia e simpatizantët, proces që Bardhi dhe të tijtë nuk e kanë shumë qejf se me shumë mundësi, kandidatët e tyre dalin humbës.

Më shumë se një dëshirë, mundësi reale për bashkim, lëvizja e fundit e dyshes Alibeaj- Bardhi në emër të GP të PD- së, është si “larje duarsh nga Ponc Pilati”. Bashkimi i PD- së apo në PD, mund të bëhet vetëm përmes votës, e cila i hap rrugën zyrtarizimit të fraksioneve në bazë të fuqisë elektorale brenda demokratëve. Në finale, për interesa të PD- së, opozitës por edhe të vendit, pakica i bindet vendimit të shumicës. Nëse konfigurohen fraksione pas votimit, balancimi mund të bëhet vetëm në listat e kandidatëve për këshilltarë. Këtu “loja” vështirësohet se përveç “grupimit” Alibeaj, janë Ilir Meta, aleatët brenda e jashtë Kuvendit.  /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Primaret kusht i ekzistencës”, Berisha takon aleatët jo parlamentarë dhe i përgjigjet Gaz Bardhit…
Artikull pasardhës: FOTOLAJM – Vllaznia futet në “heshtje shtypi” para ndeshjes me Flamurtarin për Kupë, bllokon mesazhet në Facebook…

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.