Skip to content
25 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Fushata e pashpallur e PS- së me kandidatin më potencial për bashkinë e Shkodrës si testim para garës…

ShkodraWeb 2 November, 2022
benet beci shkodra

Çdo ditë e më shumë po shpërfaqet ai kandidati më i mundshëm i PS- së për të marrë bashkinë e Shkodrës me 14 maj  2023. Përveç daljeve të pandalshme publike në krah të Elisa Spiropalit, emri i tij po lakohet përherë e më shpesh në selinë rozë në Shkodër, në Tiranë por edhe në qarqe me ndikim jo të vogël në përcaktimin e emrit të kandidatit për bashkinë “mollë e ndaluar”, Shkodrën.

Nëse Benet Beci nuk do të kandidojë për PS- në me 14 maj, do të jetë zgjedhje e tij personale. Tashmë rreth emrit të tij, nëse bën një hap përpara, konsensusi është mjaft i gjërë. Tejkalon dukshëm jo vetëm PS- në, jo vetëm aleatët e dukshëm e të padukshëm politik por edhe një pjesë jo të vogël të asaj që konsiderohet “pjesa gri” e elektoratit në Shkodër. Mes tyre, edhe ata që kur kanë marrë pjesë në zgjedhje, kanë votuar vetëm djathtas.

Benet Beci nuk mund të konsiderohet i majtë “par exellence”. Përkundrazi, kanë qenë jo të paktë ata që edhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, e kanë parë më shumë të djathtë se të majtë. Ky përceptim më shumë nga brenda të majtës se nga jashtë. Profili i një teknicieni, i krijuar e konsoliduar me qeveri të djathta e të majta, me raporte të afërta së dukshme e të padukshme me Berishën e Ramën, i kanë dhënë “imunitetin” e duhur.

Pavarësisht se nën zë, Beci konsiderohej nga disa segmente të opozitës si “simbol i korrupsionit” të qeverisjes 8 vjeçare Rama, askush nuk guxoi t’ ia artikulojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Çuditërisht, pati një “pakt” mossulmimi, i cili edhe sot e kësaj dite, nuk është e qartë se ku e gjeti burimin dhe forcën të qendrojë në fuqi. Logjika më e thjeshtë, Beci ka njerëz me ndikim edhe në radhët e të djathtës, specifikisht, vetë PD- së.

Beneti mban një mbiemër të rëndësishëm në Shkodër, Beci. Falë lidhjeve farefisnore, krushqive, miqësive, mund të konsiderohet pse jo dinasti. Nuk bëhet fjalë vetëm për babain e tij, gjuhëtarin e mirënjohur Bahri Beci por për dhjetra, qindra të tjerë që kanë “shtruar rrugën” tashmë edhe për Benet Becin. Fjalën e fundit, mund dhe do ta thotë vetë Beneti…

Daljet e tij në krah të Spiropalit drejtuese politike e PS- së Shkodër, nuk mund të lexohen thjeshtë dhe vetëm ato të një deputeti të Shkodrës në mbështetje të partisë që i dha mandatin e deputetit. Më shumë lexohen si testim i vetë Becit i mbështetjes politike në qarkun e Shkodrës brenda PS- së. Sepse për bashkinë e Shkodrës, ashtu si për 4 të tjerat e qarkut, votat kryqëzohen e ndërthuren, premtohen e sigurohen edhe nga një njësi në tjetrën.

Veç kësaj, Benet Beci duket se është në një tjetër proces. Shpesh herë është thënë, madje edhe me 6 mars 2022, se “Edi Rama nuk e ka seriozisht me bashkinë e Shkodrës”. Në kuptimin se nuk “lufton” aq fort për Shkodrën sa për bashkitë e tjera kryesore. Mesa duket, Benet Beci pret të marrë indikacione të qarta nëse Edi rama, këtë rradhë, e ka seriozisht për bashkinë e Shkodrës apo jo!

E fundit, por jo nga rëndësia. Benet Beci është në pritje për vendimin final, të paktën deri në momentin kur zyrtarisht të shpallet kandidati i PD- së për bashkinë Shkodër. Pavarësisht se është e sigurtë se kush do të rikandidojë, Beci është në pritje edhe të situatës që do të krijohet tek PD Shkodër pas primareve të pritshme. Paralelisht, edhe të emrit që “PD”- ja tjetër, mund të hedhë në garë për Shkodrën.

Do të futet në garë apo jo për Shkodrën? Gjasat janë që po, por me rrethanat e mësipërme, do të duhet kohë për vendimmarrje. E cila deri tani, duket të jetë ekskluzivitet i Benet Becit. Askush, as Rama nuk duket se mund t’ i “japë urdhër” të kandidojë, duke lënë mandatin e deputetit. Këtë të fundit Beci mund ta dorëzojë vetëm kur të jetë i sigurtë që hapi tjetër pas kandidimit, është ulja në karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Mos u ngatërroni me këto shenja horoskopi sepse do të jeni në telashe…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Mos ma përmendni më”, ka një çeshtje “Vulaj” tek Vllaznia, Josa humb durimin me gazetarët…

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
viktimat-e-21janarit-1-1

OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
lut dervishi rtsh 2026

NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë 24 January, 2026
  • VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës… 24 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë 24 January, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve 24 January, 2026
  • VIDEO – “Shkodra Tourism Awards”, eventi që vlerëson bizneset turistike dhe “mjeshtrat” promovimit të tij 24 January, 2026
  • Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë… 24 January, 2026
  • PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin… 24 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 janar 2026… 24 January, 2026
  • Vllaznia rinovon deri në 2028 me Tafilin por “goditja e fortë” ka emrin Kevin Dodaj që rikthehet kuqeblu 23 January, 2026
  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

renis bandula 2026

SENSIBILIZIM – I riu shkodran ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, Renisi 25- vjeçar duhet të jetojë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
kastrati gurishta 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton goli i Kastratit për të mundur Partizanin e marrë kreun e Superligës…

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Grabitet një subjekt kredidhënës në Shkodër, autor një i paidentifikuar me çekiç në dorë

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
andis salla shkoder 2026

VIDEO – Ministri i Bujqësisë Salla takim me fermerët në Shkodër, nxit krijimin e Bashkimit të Fermerëve

ShkodraWeb 24 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.