Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Analiza e Berishes per Ramen: Droga dhe atletet dy varesite e Norieges!

ShkodraWeb 6 years ago

Shkruan ne Facebook ish- kryeministri Sali Berisha: Droga dhe atletet; dy varësitë e Norigës! Edi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e parë duke u bërë vërtet i famshëm por realisht famëzi për Narko-shtetin që ndërtoi këto vite në Shqipëri duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat më serioze të botës si “Noriega i Europës”. E vërteta është se për Ramën, përdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk është dhe nuk mund të jetë krim por super vlerë.
Prandaj, ai më shpejtësi rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në botë në konsumin e kokainës dhe shndërroi atë në portën kryesorë të vërshimit të heroinës drejt Europës. Por Rama është bërë vërtetë i famshëm në Europë dhe në botë për përdhosjen e protokollit të takimeve dhe samiteve ndërkombëtare me atletet e tij të bardha.
Protokolli zyrtar, si etiketë shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnjë momentet zyrtare, në të cilat pjesëmarrësit, në respekt të njëri – tjetrit dhe të aktivitetit detyrohen të paraqiten me një veshje zyrtare, dhe momentet e kohës së lirë në të cilat pjesëmarrësit mund të vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritësi që të vishen kazhual. Edi Rama, duke u vlerësuar nga mediat më serioze në Europë si lideri më pak i rëndësishëm i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet për tu bërë i “rëndësishëm”, të paktën qesharak.
Për shkak të atleteve ai u përzu nga fotoja familjare në Podgoricë dhe mashtroi shqiptaret duke u thënë se u largua me shpejtësi për në aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte natën, paçka se fotot familjare bëhen fiks menjëherë në fundin e punimeve të samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta.
Nga ana tjetër, Podgorica është gjithsej 2.5 orë nga Tirana me makinë me eskortë. Mirëpo pavarësisht nga avoketërit dhe atlete-lëpirësit e Ramës, ky i fundit e ndjenë thellë përçmimin qe i bëhet në këto samite. Ky përçmim kulmoi pas ndalimit të tij për të marrë pjesë në foton familjare të samitit me raportimin e New York Times për këtë samit.
Kështu, kjo gazetë sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve të Samitit të Podgoricës, samit shumë i rëndësishëm për rajonin, pjesëmarrjen dhe takimet e zëvendëspresidentit të SHBA në këtë samit me pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën shkruan vetëm se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.”
Me të drejtë mund të lind pyetja se pse Rama e bën veten lolo me atletet e tij në samitet ndërkombëtare?
E vërteta është se Rama, i ngërthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, është bërë addict (i varur) ndaj tyre.
Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera…!! sb /ShkodraWeb/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Zjarret, mbytjet ne det, reagon LSI: Bilanc lufte, Rama turist!
Lajmi pasues: Deputeti demokrat jep alarmin: Aroma e nje kufome ne dekompozim po vret qytetin

TË FUNDIT

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë
  • Aktualitet

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

3 days ago
NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…
  • Analizë

NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…

3 days ago
“Rrugët Shirokë- Zogaj dhe Shengjin- Velipojë nisin shpejt”, kryebashkiaku Beci takim me shefen e BERZH për Shqipërinë
  • Aktualitet

“Rrugët Shirokë- Zogaj dhe Shengjin- Velipojë nisin shpejt”, kryebashkiaku Beci takim me shefen e BERZH për Shqipërinë

4 days ago

TË FUNDIT

  • Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99% 2 October, 2023
  • VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim… 2 October, 2023
  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023

TË FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%
  • Aktualitet

Hyjnë në fuqi tarifat e reduktuara ‘roaming’, BE-Ballkani Perëndimor, reduktimi i çmimeve në masën 30- 99%

57 mins ago
VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…
  • News

VIDEO – Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët në Elbasan, kuqeblutë i gëzohen një penalltie për një barazim…

1 hour ago
“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

9 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.