Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Çfarë i sollën Shkodrës 3 muajt apo “100 ditët e para” të qeverisë “Rama 3″…

ShkodraWeb 13 December, 2021
shkodra rama

Qeveria “Rama 3” është në kapërcyell të tre muajve të parë të mandatit apo “100 ditëve të para”. Ndoshta është momenti të analizohet vëmendja që është treguar nga shkodrës, fillimisht si bashki e më pas edhe si qark. “Ky duhet të jetë mandati i Shkodrës”, deklaruan përfaqësues të PS- së që kërkonin votën e shkodranëve me 25 prill 2021 në zgjedhjet politike. Ndërsa në ditët e fushatës elektorale, nga Shiroka dë to sillte në vemendje “nuk dua të justifikohem, por parapambetja e Shkodrës lidhet në radhë të parë me zgjedhjet që ka bërë Shkodra në vite. Ka zgjedhur gjithmonë të shkoj në një drejtim nga një kahje politike, por ku ka pasur gjithmonë polarizim, ekstremizim, dasi ekstreme dhe politika gjithmonë ka triumfuar mbi punën, fatet, jetët e njerëzve. Është zona me tensionin më të lartë të tifozllikut politik”.

Në takimin përmbyllës të fushatës, në krye të Pedonales dhe pak metra nga ndërtesa e Bashkisë, Edi Rama u përpoq të bindë shkodranët të votojnë PS- në, duke pranuar se”Për mua është shumë e qartë, unë nuk mendoj që PS ka bërë më të mirën në Shkodër, përkundrazi mendoj që PS s’ka dhënë këtu prova të mjaftueshme për të bindur shumëkënd që ndihet qytetar i Shkodrës dhe nuk është pjesë e atyre me qafën e trashë.”. Kjo deklaratë me 15 prill 2021, zgjoi shpresën se për Shkodrën, me mandatin e tretë radhazi, pasi për dy mandate nuk “vuni ujin në zjerm”, kryeministri Rama do të kthente sytë edhe nga kjo pjesë e vendit.

Në fakt, rezultati i 25 prillit 2021 nuk ishte inkurajues për Shkodrën. Qyteti e qarku “rebel” la PS- në me tre mandate. Madje, duke lënë jashtë Kuvendit edhe Ilir Beqajn, një nga njerëzit më të afërt e të vlerësuar nga Rama. “Vetëm me lulen simbol të PS- së fitonim 3 deputetë”, do të shprehej disa ditë më parë në një takim me strukturat socialiste të Shkodrës kryeministri i vendit.

Çfarë ka ndodhur këto 3 muaj të parë të mandatit të tretë të PS- së? Të gjitha takimet kanë qenë politike, në selinë e PS- së Shkodër e deri tek Fototeka “Marubi”. Janë artikuluar zyrtarisht e jo zyrtarisht vetëm “hallet” e PS- së, mënyrat e riorganizimit dhe në disa raste, për zgjedhje të mundshme të parakohëshme lokale. Është shprehur gatishmëria madje edhe optimizmi për garën e pritshme, edhe pse prej 30 vitesh PS nuk ka marrë asnjëherë pushtet. Rasti më i fundit 25 prill 2021 për të mos folur për “autogolin” e 30 qershor 2019.

Pak javë më parë, Kuvendi miratoi edhe buxhetin për vitin 2022. Lajmet më të bujshme nuk ishin investimet për Shkodrën por anulimi dy mjaft të rëndësishëm. Rruga e Komanit dhe rruga Milot- Shkodër, nuk përfituan financime dhe me shumë mundësi, nuk do të jenë as në buxhetin afatmesëm. Anulimi i këtyre dy projekteve lë shije mjaft të keqe, duke rikthyer ankthin e anashkalimit në vijimësi të Shkodrës nga qeverisja qendrore.

Shpresa e vetme, është miratimi i ndonjë projekti të vogël në kuadër të agjensive të ndryshme qeveritare, me fonde donatorësh të huaj. Edhe pse thuhet se vdes e fundit, shpresa mbetet e ftohtë sepse “moti i mirë shihet nade”. Kapërcyelli i tre muajve apo “100 ditëve të para”, nuk sjell asnjë zhvillim pozitiv për Shkodrën, në mandatin e tretë radhazi të kryeministrit Rama. Urimi më i mirë për Shkodrën në 2022- in është rifutja në hartën e Shqipërisë. Sa i përket investimeve të qeverisjes qendrore. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare për ditën e sotme, e hënë 13 dhjetor 2021…
Artikull pasardhës: VIDEO – Përkujtohet në Shkodër “13 dhjetor 1990”, anëtari i Kryesisë së PD Arben Lushaj thirrje për mbështetjen e Berishës…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.