Skip to content
21 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – Asgjë e re nga “fronti i negociatave”, marrëveshja Berisha- Meta mbylli rrugën e bashkimit të PD- së…

ShkodraWeb 28 October, 2022
bardhi paloka berisha meta

Kjo javë që po mbyllet, pritej të ishte intensive, pse jo me produkt konkret për bashkimin e Partës Demokratike. Negociatorët e palëve Paloka dhe Bardhi mund të jenë takuar, por çdo gjë ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave. Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i afatit zyrtar të negociatave, në horizont nuk duket akund “tym i bardhë”. Përkundrazi!

“Si rrfe në qiell të hapur”, kështu erdhi marrëveshja e paralajmëruar mes Berishës dhe Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Me gjasë, marrëveshja u përshpejtua në shpalljen e saj publike, edhe në funksion të situatës aktuale në Partinë Demokratike. “Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë”, është pika e parë e marrëveshjes, e cila “de jure” dhe “de facto” i mbylli rrugën mundësisë së bashkimit në PD. Ndërkohë në Durrës, Tiranë e Elbasan, po bëhet gati zhvillimi i primareve  për të përzgjedhur kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit PD- PL.

Tashmë zyrtarisht, “grupimi Alibeaj” në PD, është kundër zhvillimit të primareve. Arsyet mund të diskutohen lidhur me bazueshmërinë e tyre, por tashmë primaret janë fakt i kryer, i përforcuar nga marrëveshja PD- PL. Madje, nuk u morën parasysh as sugjerimet e aleatëve të tjerë të djathtë si Shehi apo Duka, të cilët propozuan organizim sondazhesh për caktimin e kandidatëve për kryebashkiakë.

Berisha nxitoi të nënshkruajë marrëveshjen me Metën, për të vënë para faktit të kryer jo vetëm “grupimin Alibeaj” por edhe aletët e tij të vegjël, me të cilët ka rënë parimisht dakort për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023. Nuk ka dyshime, se në emër të numrave gjithmonë hipotetikë, pjesën më të madhe të tortës që mund të ndahet pas zgjedhjeve vendore, do ta marrë PL- ja e Metës. Madje, PL- ja e deklaroi qartë se synohet rezultat në këshillat bashkiakë. E thënë ndryshe, do të kërkojë ti imponohet PD- së apo PS- së përmes “parlamenteve” të vogla të bashkive. E përkthyer plotësisht, do të kërkojë pozicione apo “vënde pëllumbash” në administratat lokale, aty ku opozita do të jetë shumicë.

Praktikisht, aleatët e vegjël të PD- së, përveç PL- së, me shumë mundësi do të ngelen, në mos “me gisht në gojë”, në mëshirën e kryebashkiakëve të neserm të opozitës apo edhe të njohjeve e lobimeve personale. Nuk është e vështurë të kuptohet se llogaritë politike në këtë rast, nga ana e Berishës por jo vetëm, janë matematikore. Kush sjell më shumë vota në “thesin” e opozitës. Ideologjia nuk ka prirë asnjëherë sepse për hir të së vertetës, këto 32 vite, askush nuk është lodhur të hartojë e aq më pak të ndërtojë, teza ideologjike sipas krahut të spektrit politik që pretendohet se përfaqësohet.

Shkurt e thjeshtë, marrëveshja Berisha- Meta, ka në themel vetëm pragmatizmin. Tashmë pritet vetëm reagimi i partive të vogla por edhe i “grupimit Alibeaj”. Nuk ka asnjë dyshim që pas 3 nëntorit, do të ketë zhvillime, do të ketë lëvizje e mbase edhe një “pol të tretë” veç PS- së dhe PD- PL. A ka hapësirë? Sigurisht që po, ndoshta edhe për të patur ndikim në disa bashki të vendit. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Sot ka nxjerrë çmimin e ri, 44 lekë për çdo kilovat që i kalon 800 kW”, Rama: ERE nuk vendos fashën, shteti do vijojë të…
Artikull pasardhës: Urdhër- arresti i çuditshëm për kryebashkiakun e dënuar 3 vjet me burg, iu konvertua me dy vjet sherbim prove nga Apeli i Shkodrës

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
  • DOKUMENTI – Pas Ramës edhe Osmani ftesë për Bordin e Paqes për Gazan, anashkalohet kryeministri Kurti 21 January, 2026
  • OPINION – Rituali i përvitshëm që tregon se “21 janari” do të ndjekë rrugëtimin e pashmangshëm të “9 janarit”… 21 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 janar 2026… 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rozafa shpuzaaaaa 2026

NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ibrahim rugova

PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
ndoc shaben kristian shkreli 2026

VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben…

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
policia rrugore

“Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

ShkodraWeb 21 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.