
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, viktima që u masakrua në Fushë Krujë është shtetasi kosovar Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrisë. Një fakt të tillë e ka provuar analiza e ADN-së, rezultatet e së cilës kanë dalë sot.
Xhafer Osmani, ishte fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria.
Policia sot ka mbyllur dhe analizat e ADN-së, por dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!