Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – A mund të garantojë kthesën e shumëpritur tek Vllaznia trajneri Thomas Brdariç?

ShkodraWeb 25 January, 2022
thomas brdaric

Katër barazime në ndeshjet e fundit, nuk janë njlloj si katër humbje. Por kur shikon që vendi i parë është 10 pikë larg, mbetesh të ngushëllohesh si objektiv me të dytin, vetëm 4 pikë më lart. Pra, i bie që të jemi në garë reale për vendin e dytë, duke përsëritur sezonin e kaluar e për të tentuar Europën e futbollit me Kupën e Shqipërisë.

Me të drejtë, tifozët janë të mërzitur. Që në nisje të sezonit, objektivi ishte titulli i 10- të, me idenë e vendosjes së një ylli në fanelën kuqeblu. Në rrjetet sociale, në faqet e grupet e tifozëve, gradualisht po arrihet në zhgënjim nga ekipi i tyre i zemrës.

Nga 17 ndeshje, Vllaznia mban rekordin e barazimeve, plot 9! Pyetja që ngrihet natyrshëm është: A janë të mjaftueshme barazimet për të synuar titulin kampion?! Kemi numrin më të vogël të humbjeve, vetëm 2, aq sa ka edhe Tirana kryesuese, ndërsa në total kemi shënuar 24 gola ose 1,4 gola për ndeshje.

Reparti i sulmit, në nisje të sezonit, konsiderohej më i përforcuari, krahasuar me sezonin e kaluar. Por pas 17 ndeshjeve, kemi të njëjtin numër golash të shënuar, ndërsa kemi pësuar 8 gola më shumë. Shifrat janë kokëforta, teksa një vit më paë, pas javës së 17- të, kishim 37 pikë, 10 më shumë se sivjet.

Askush nuk e thotë me zë të lartë, por Vllaznia është në krizë. Është në krizë për synimet që i ka vënë vetes për sezonin por edhe në krizë të dukshme rezultatesh, edhe pse në pamje të parë, barazimet mund të cilësohen rezultate pozitive, 12 javë pa humbje.

Secili në analizën e tij, paraqet argumente apo arsye për gjendjen aktuale tek Vllaznia. Por duket se të gjitha shikimet janë drejtuar vetëm tek një person: Trajneri gjerman Thomas Brdariç! Ekipi është formatuar në merkaton e verës edhe sipas dëshirave- kërkesave të tij. Në merkaton e janarit, nuk pati prurje cilësore, ndoshta për mungesë fondesh, siç e deklaroi drejtori sportiv Djarmati që “duhen shitur lojtarë që të afrohen të tjerë”.

Ajo që e konstaton me lehtësi edhe pa qenë specialist futbolli, është paraqitja me hope e futbollistëve të veçantë, me ndikim direkt në rezultatet e të gjithë ekipit. Çuditërisht, problemi më i madh është sulmi, pika më e përforcuar e Vllaznisë në merkaton e verës. Mbrojtja duket se është më e konsoliduar edhe pse lojtarë si Adili, po gabojnë më shpesh se normalja e pranueshme.

Euforia dhe vetëkënaqësia, janë fenomene të tjera që e kanë shoqëruar Vllazninë, e cila sivjet nuk duhet t’ ja lejonte vetes. “Hirushja” e szonit të kaluar, që në javën e parë të Superligës, shihej si ekipi që duhej mundur në garën për titull. Stërvitja në tapetin e gjelbër apo në sallën e forcës, duhet shoqëruar edhe me përgatitjen psikologjike të futbollistëve. Madje, në trainingun modern, duhet të jetë parësore për një ekip që pretendon.

Sigurisht, përgjegjësitë kryesore janë të trajnerit Brdariç dhe stafit të tij. Deri tani, stafi drejtues, i cili “de jure” është edhe pronar i KF Vllaznia sh.a., nuk ka ndërhyrë në pjesën teknike. Të paktën nuk ka patur deklarata apo zëra për të kundërtën deri më sot.

10 pikë nga vendi i parë, në një kampionat me 36 javë dhe që është në gjysmën e tij, nuk janë shumë. Një sezon më parë, ishte Vllaznia e para me 9 pikë dhe në fund, u rendit e dyta, duke humbur titullin vetëm për golevarazh ndaj Teutës. Edhe vjet, Vllaznia pati lëkundje të forta në fazën e tretë por pikët e akumuluara në dy fazat e parë, sollën një paraqitje për tu vlerësuar pas shumë viteve luhatje në ujra të turbullta.

Asgjë nuk është e pamundur në Superligën ku diferencat mes ekipeve janë mjaft të vogla. Mund të ndodhë edhe një mrekulli me Vllazninë. Por që të ndodhin mrekullitë, duhet një kthesë e fortë, 180 gradë tek ekipi. A e garanton këtë prijësi Thomas Brdariç? Kjo është pyetje që pret të marrë një përgjigje, por jo më larg se edhe 3-4 javë të tjera nga sot. Përndryshe, duhet mendura vetëm për Kupat e Europës dhe rruga më e sigurtë, mbase edhe më e lehtë, mbetet Kupa e Shqipërisë. Që në ndeshjen e kësaj jave, me Flamurtarin e Vlorës që nuk është në Superligë, por që mbetet gjithmonë ekip që duhet respektuar. Jo vetëm për traditën! /Nga Sokol N. SOKOLI/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 25 janar 2022…
Next: EMRI – Pas tritolit në banesë, presidenti Duka i FSHF- së tregon se nga kush e mosi mesazhin kërcënues në celular

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.