Një dilemë e vështire e ngjashme me dyzimin e një vajze bukuroshe me shume kërkesa për fejese por që nuk e ka ndarë mendjen as për po as për jo !
Sa Hc-e do te ndërtohen mbi Lumin e Shalës, ku janë projektuar, kur dhe nga kush do ndërtohen është një ekuacion tjetër me disa te pa njohura.
Lumi i Shalës (apo Lesniqja) është arteria kryesore e Zemrës së Alpeve tona te bekuara nga Zoti (37 km i gjatë me rënie mesatare 22 metra në një kilometër,me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek.)
Mbi ketë kaltërosh të kristaltë, flitet e përflitet ndërtimin e disa Hec-ve, por përcaktues për fatin e këtij lumi është vetëm një, ai që do ndërtohet me dige, ku projekti ka përcaktuar edhe lartësinë e saj.
Diga duke u ngritur në rrjedhën e poshtme ( poshtë fshatrave Pepsumaj apo Mollë edhe këtu nuk dihet saktësisht piketa) do të thotë se sektori i poshtëm dhe mesëm i këtij lumi deri në (Breg Lumi Shalë ) te shendërrohet në liqe.
NË ASPEKTIN EKOLOGJIK
1-Ndërtimi i HC i tillë është një revolucion kundër asaj arkitekture solide të krijuar që nga epoka e kuaternarit.
2-Ndërtimi i një HC do zhduke përfundimisht Troftën pikaloshe një nga speciet me të xhevahirta ujarëve tona ëmbla (e trajtuar babrabarisht për me më se 35 vjet pa ndërprerje)
3- Pasoja të menjëhershme do te ketë edhe në klimë, Pellgu i Shalës dhe i Shoshit do të mblodhën në pjesën e lagshtë të vitit nga një mjegull e zymtë vrase sidomos për kulturat bujqësore në pranvere dhe kërcënuese për mushkëritë e shëndetshme alpine.
4-Pasojat ne florë, faunë dhe hidrografi do jenë më të pa dukshme por të pa evitueshme.
5-Ndërtimi këtij HC do të nxisë sopatat e babëzitura qe mesi presin të përsërisin masakrat e Cukalit, Pukës, Skarpatuesh e kudo ka shkelë goma e tramapilit.
NË ASPEKTIN EKONOMIK
Është një lopë laramne qumështore pa shpenzuar as gjë për grazhditjen e saj.
Kjo pasuri ujorebollshme e ftohtë qind-përqind e pijshme, e shëndetshme si më s’ka;
– a mund të ketë vlera më çmuara ne fusha te tjera si në ujësjellës, në industrinë fabrikimit të ujit të, të rritjes se troftës e të tjera fusha duke mos shkathur as një pasojë eko-mjedisit?
Ne nuk kemi politika ekonomike aq kualitative dhe largpamëse, për rrjedhojë nuk kemi as projekte racionale te perspektives as oponence as debat publik për resurse te tilla
Kjo arterie, e virgjër, e egër dhe pa fat ka mbetur shterpë nga pa aftësia jonë shekullore ndërtuese
Tani qe tellalli i vonuar na zgjoi nga gjumi kam frikë se nuk do dimë të ndërtojmë dhe lus Zotin që pas një ndërtimi të mos vijë një shkatërrim më i madh siç ngjet rëndomtë në vendet e botë së tretë.
ÇFARË DO TË PËRFITOJË KOMUNITETI I DUKAGJINIT NGA KY HEC.
Së pari nuk dihet se kush do ta ndërtojë, gjitha gjasat janë se do jetë shoqëri, konçesionare, pasi dihet kiveti i buxheti tonë ( vetëm E Hoxha kishte prapanicë te bënte investime të tilla mbase nuk villej më shumë se ndërtohej). Po të flasim nga pozitat e patriotizmit naiv nusen tonë virgjereshe do gëzojmë me shokë (madje jemi të detyruar tu çojmë shtrat edhe tu mbajmë edhe pishën).
Por nuk kanë faj as turqit, as kinezet as evropianet kur për gjithçka madhore u ka vdekur ora shqiptareve !
Ndonëse në errësire shpresa nuk verbohet, prandaj dukagjinasit pyesin me kureshtje dhe bisedojnë me pasion.
Kur do filloje ndërtimi i Hec?
Ku do ndërtohet, në Pepsumaj, në Vojvishtë, apo ku bashkohen Lumi e dega kryesore e tij Stupja?
Sa do jete e lartë diga, deri ku do ngrihet niveli i liqenit ?
Ndërsa kryefjala gjitha fjalive mbetet po rruga dhe a do asfaltohet me ketë rast?!
Duke dashur veç një rrugë normale me asfalt si verbëri dritë mbi nëntëdhjetë përqind e dukagjinasve nuk do të ja dinë për as një pasojë ekologjike veç për rrëzimin murit shekullore te Berlinit.
Në se ky Hec ndërtohet në afërsi ku lumi i Shalës bashkohet me degën Kryesore Stupen, pa qene specialist intuita me thotë se materialet për ketë digë do vijnë nga Rruga e Komanit- Bregut të Lesniqes apo bregut liqenit nga Temal –Dushmani.
Nga ky projekt Shoshit, Shalës dhe Pultit i hyn ujitë nën bythë ndërsa pa asfalt do mbeten si deri më sot.
Nëse ngjet kështu dhe gjitha janë atëherë është si me të hy hajdutet në shtëpi me të vjellë por me të marre edhe gruan.
Po te kishte komunitet si në Zvicër Austri, e vendet Nordike kjo nuk do mund të ndodhë.
Pyetja parashtruese;- A duhet të ndërtohen apo jo hidrocentrale mbi lumin e Shalës?!
Unë them nëse ka ndonjë projekt për në Theth ( qofte edhe pa dige) nuk duhet ndërtuar kurrsesi.
Hidrocentrali i projektuar me digë në rrjedhën e poshtme për të qenë pragmatist dhe jo ambientalit them se duhet ndërtuar me kusht.
-Pavarësisht kudo që ndërtohet ky basen rruga Prekal-Shosh- Breg Lumi duhet asfaltuar po ashtu dhe Rruga Koman-Bregu Liqenit dige HC të ri lidhe zinxhirin ujore të dy liqeneve.
Duhet pranuar se baseni Hec te ri nuk shkakton, përmbytje te konsiderueshme pronash prandaj për leverdinë e madhe ekonomike që parqet, duhet toleruar në disa aspekte mjedisore, pasi kjo vepër gjithë pellgun e Dukagjinit e kthen menjëherë në atraksion turistik.
Nëse nuk ndërtohet kjo infrastrukture kemi të bëjmë me në akt të mall plaçkitës gjë që na kujton pasqyrat dhe rruazat kolonizatorëve spanjolle që u jepnin indianëve në këmbim të arit dhe dimanteve.
Ti japësh shtetit shqiptare apo një koçesionari të zgjedhur nga ky shtet një she me miliona e miliona pa fund dhe minimalisht të mos ndërtohet as një rrugë për banoret dhe vizitordashësit e atyre maleve është skllavëri dhe prostitucion.