Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ 16 marsi, dita kur Basha dhe Kryemadhi varrosën protestën politike…

ShkodraWeb 4 years ago

Me mbylljen e mitingut te 16 marsit, ishte edhe epilogu i mitingjeve te stileve partiake. Askush më nuk gënjehet të shkojë në mitingje të thirrur nga partitë përveç hallexhinjve që duan një vend pune si militantë. Ata që rrethonin Bashën dhe Kryemadhin duke parë mrrolshëm rreth e rrotull gjatë mitingut, nga pamja duken se nuk e kanë haberin të votës së lirë , apo luftës kundër trafiqeve. Janë prototipat e gjysmanalfabetëve që rriten kampeve rinore të partive dhe kopje të shëmtuara të skuadroneve të sulmit të partive ekstremiste.

Po ashtu gjuha e politikanëve të dorës së dytë që flasin gjatë mitingut apo pas tij i ngjan asaj që përdornin të fortët e lagjes para 20 viteve çka tregon mungesë inteligjence dhe vizioni.

Terminologjia revolucionare e Bashës dhe Kryemadhit tashmë nuk emocionon askënd. Oferta e tyre është po ajo e 2013-ës. Për më tepër të dalësh ditën e Gërdecit që edhe vetë Berisha e cilëson krim shtetëror me Fatmir Mehdiun në ballë, është e tepërt edhe për gustot e trashura të shqiptarëve.

Ndërkohë Tiranës as ia ndiente fare për çfarë zhvillohej kjo protestë dy rrugica larg bllokut. Kafenetë ishin plot dhe jeta pati ritmin normal të një dite të zakonshme te shtune.

Ata që protestonin ishin militantë apo punonjës bashkish të opozitës të ardhur nga rrethet por askush nga elektorati gri nuk prish terezinë për disa që duan të përzënë socialistët nga zyra që të hyjnë vetë.

Protesta e 16 marsit ishte fundi i protestës partiake. Njerëzit që jemi lodhur duke i parë nëpër tribuna, që duan të hyjnë rishtas në zyra për ta vazhduar aty ku e lanë, nuk gënjejnë dot më askënd me parullat për vjedhjet e ekonomisë apo votës që blen Rama, sepse i kanë bërë vetë me pashë, kur ishin ne pushtet dhe askush nuk beson se nuk do ta bëjnë prapë, nëse kthehen.

Nuk kanë as vullnet të hapin sistemin, si një akt sublim përpara asgjësimit të pashmangshëm që po i bëjnë vetes, në mënyrë që alternativa të reja të dalin. E pra kështu si janë katandisur, një kopje qesharake e mitingjeve të ‘90-ës, nuk i dhimbsen askujt.

Kanë filluar që vendin e tyre ta zënë studentët që protestojnë për arsimin, mjekët që protestojnë për dhunën, blegtorët që ankohen për shishen e qumështit që kushton më lirë se një bidon ujë. Këta po, që prekin zemrat e qytetarëve; këta janë njerëzit që përfaqësojnë hallet reale të Shqipërisë dhe janë zëri dhe lëngimi i saj. Pa, për ca që kanë dalë me lugë ne brez dhe kujtojnë se shqiptarët i besojnë, gënjejnë veç veten. Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk pranon më demagogjinë. Dhe për këtë kanë meritë të gjithë ata që e kanë ngopur me profka dhe veleritur: nga Berisha tek Basha e deri tek Rama. /Nga Dritan HILA/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Protestat e opozitës po përshkallëzohen, Rama nuk ndjehet më me “kur do folim…”
LAJM PAS: ANALIZA/ Rezistenca ndaj Edi Ramës është përpjekja e fundit për të shmangur pikën e moskthimit…

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

TË FUNDIT

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…
  • Kryesore

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…

11 mins ago
EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

31 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

53 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.