NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Ana e errët e Hënës tashmë nën vëzhgimin e një sonde kineze…

Kina tha se ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në anën e errët të Hënës. Në orën 10:26, sipas kohës në Pekin, sonda Chang’e-4 ka prekur në destinacion, tha media shtetërore.

Sonda e telekomanduar ka dërguar instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit, si dhe për të kryer eksperimente biologjike, shkruan REL.


Zbarkimi shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar 12 njerëz në Hënë nga viti 1969 deri më 1972. Asnjë nga aterimet nuk është bërë në anën e errët të Hënës.

Ata kanë bërë fotografi të anës së largët, por askush nuk ka zbritur atje. Shtetet e Bashkuara, India, Japonia dhe Rusia kanë po ashtu plane për të dërguar sonda në Hënë në të ardhmen e afërt.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!