Pak javë më parë me arrogancën proverbiale Edi rama iu drejtua gazetarëve që e pyetën në “Real Story”: “Ju duhet ti kërkoni falje Saimir Tahirit”. Ky koment i vrazhë donte ti vinte kapak të gjithave sa ishin thënë ato kohë, se ish ministri më i suksesshëm i Rilindjes ishte i pastër, se tashmë hetimet e italiane për të ishin mbyllur dhe se pronari më i ri i “Zërit të Popullit” duhej rehabilituar. Kështu Edi Rama që nuk lë rast p treguar se ka qenë njësh me Tahirin, bëri të njëjtin gabim si në rastin e Dritan Zaganit, foli para drjetësisë dhe kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer selisë së rrugës së Elbasanit.
Prandaj pas deklaratave të ish ambasadorit LU se për procesin e ish ministrit të brendëshëm po tentohen të blihen gjyqtarët, se ai i ka parë provat kundër tij, sot ambasada vazhdoi me të njëtën linjë: “presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.
Po pse kjo ndërhyrje kaq e vrazhdë dhe arrogante në punët e brendëshme të një vendi? Si ka mundësi që emri i një ish ministri renditet përkrah Shullazit dhe Ervis Martinit? Si ka mundësi që një shtet i huaj të flasë me këtë gjuhë që rrallë bën vaki duke pyetur: “Kush e ka radhën”?
Nuk ka dyshim se kjo është një kundërvënie e hapur ndaj tetntativës së Ramës për të pastruar ish krhun e tij të djathtë. Kjo është një kundërvënie edhe pandëshkueshmërisë së politikanëve të tjerë të shumicës për të cilët dosjet e lidhjeve me krimin kanë dalë ose priten të dalin dhe që në selinë e rrugës së Elbasanit janë arkivuar me kohë.
Por, ky reagim i fortë është ndoshta më shumë sesa kaq. Shba si sponsorizuesja, mbështetësja dhe shtytësja kryesore e Reformës në drejtësi po e sheh se si mënyra me të cilën e shfrytëzoi Rama këtë process për të kapur sistemin, po e diskrediton në mënyrë të pakthyeshme atë. Dhe amerikanët megjithëse anjëherë nuk dalin kundër qeverive në detyrë, nuk duan ta ndajnë me rilindjen këtë turp. Prandaj edhe nëse nuk kanë ç’i bëjnë, një prokuroreje militante si Arta Marku, një vakumi të gjykatës kushtetuese që po përdoret nga qeveria, ata nuk duan të mbajnë mbi fytyrë edhe njollën e rehabilitimit të Saimir Tahirit. Prandaj ata nënvizuan sot në mënyrë arrogante, se nuk kënë ndërmend ti kërkojën Ramës falje, se i sulmuan partnerin e vet më të dashur. /Koment i Lapsi.al/