NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”, Ambasada Amerikane zbardh takimin e Kim me Ramën

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.


Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti. /Njoftim i Ambasadës Amerikane në Tiranë/