Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa me shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Kryetari I Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht I angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, sikushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit. /Njoftim për mediat i Kuvendit të Shqipërisë/