Shkruan në Facebook Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Kënaqësi e veçantë të prisja në një takim zyrtar Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Shkëlqësinë e tij TAKADA Mitsuyuki.
E njoha Ambasadorin me Shkodrën, traditat e saj, burimet natyrore, por edhe mundësitë për investime dhe projekte konkrete.
Nga ana e tij Ambasadori TAKADA Mitsuyuki, prezantoi mbështetjen që Japonia do të ofrojë për Shqipërinë në kuadër të programeve të saj mbështetëse e në mënyrë të veçantë për Shkodrën.
Menaxhimi i situatës së përmbytjeve, shërbimi zjarrëfikës, mbështetja dhe pajisja e qendrave shëndetësore, menaxhimi i mbetjeve urbane, por edhe thithja e institorëve japonezë për të investuar në Shkodër, kanë qënë vetëm disa prej fushave të bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Ambasadës Japoneze