Lajm i rendesishem per te gjithe ata qytetare amerikane qe jane ne Shqiperi e ne kete kohe emergjence nga pandemia duan te kthehen ne banesat e tyre ne SHBA. “Nëse je qytetar amerikan dhe dëshiron të largohesh nga Shqipëria, dërgoni një email sot, përpara orës 10:00 (ora shqiptare) në ACSTirana@state.gov”, njofton ambasada amerikane me nje shenim ne faqen e saj ne FB.
Mesazhi i ambasades
Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi dy fluturime që mund të udhëtojnë për në qytete europiane, nga ku pasagjerët mund të marrin fluturime për në Shtetet e Bashkuara. Nëse je qytetar amerikan dhe dëshiron të largohesh nga Shqipëria, dërgoni një email sot, përpara orës 10:00 (ora shqiptare) në ACSTirana@state.gov Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2WPULbj