“Jam shumë i zhgënjyer nga qëndrimi im tek Vllaznia…”, ish- trajneri bullgar i kuqebluve flet pas shkarkimit “me konsensus”

Te henen qe shkoi “u divorcua” nga Vllaznia, kater muaj pasi e kishte marre drejtimin e saj. Bullgari Nikolai Gospodinov nuk arriti prishmerite qe drejtuesit sa i takon paraqitjes ne kampionat sepse ne 7 ndeshje te zhvilluara, ajo humbi 3 dhe kaq jane shume per nje ekip qe pretendon titullin kampion.

Per pasoje, trajneri vendosi te largohej dhe ne deklaraten e klubit te basketbollit Vllaznia te shperndare per mediat, thuhej se “kishte kerkuar doreheqjen dhe drejtuesit e kane pranuar” duke emeruar me pas ne kete post kroatin Vladimir Ivankoviç.

I pyetur nga “Shkodra Sport” ne lidhje me arsyet qe çuan ne doreheqjen e tij, Gospodinov pergjigjet shkurt: “Kjo eshte qesharake”.

Duke e ngacmuar serish ne lidhje me largimin e tij nga Vllaznia, Gospodinov serish do te pergjigjej shkurt duke thene: “Nuk dua të flas për këtë sepse jam shumë i zhgënjyer nga qëndrimi im në Vllaznia”.

“Shkodra Sport” ka kembengulur serish per te mesuar diçka me shume por trajneri bullgar serish ka thene: “Ajo që mund të them serish është se jam shumë i zhgënjyer nga qëndrimi im atje dhe nuk dua të flas më për këtë. Shpresoj se mund të më kuptoni”.

Duket qarte se brenda vetes ka shume enigma por ka dashur t’i marre me vete ne Bullgari. Dhe ne fakt mire ben. Perderisa nuk arriti t’i rregullonte sa ishte ne Shkoder, nuk ka pse te flase tashme qe eshte “nje histori e kaluar e Vllaznise”. /ShkodraSport/