
Ndodh shuuumë rallë por ndodh (sidomos këto ditë) që të ikin dritat në shumë zona të Shkodrës. E kur nuk ke një numër kontakti për të pyetur, në epokën e internetit, i drejtohesh Google- s.
Aty gjen një numër, i cili po ta telefonosh (me logjikë të paktën), nga ana tjetër të përgjigjet dikush nga Kujdesi ndaj Klientit i OSHEE- së Shkodër që mbase të jep informacion.
E provon dhe nuk ta hap celularin. Mendon se mund të ketë ngarkesë, sepse mund të ketë ikje dritash edhe në zona të tjera të Shkodrës. Atëherë provon ti shkruash me shpresë që do të marrësh përgjigje. Në fakt ka përgjigje, por numri nuk është i Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE- së Shkodër.
Madje, zotëruesi, të cilin përmes një programi ShkodraWeb e ka identifikuar si Jonuz E., nuk ka punuar asnjëherë në KESH (OSHEE) dhe madje është në pension prej tre vitesh.

Nuk është fejton por një fakt që e ka konstatuar një qytetar shkodran, i cili e ke referuar rastin në ShkodraWeb. Në fakt, me një kërkim të thjeshtë Kujdesi për Klientin Shkodër në Google, çdokujt i dalin informacionet si më poshtë. Ndoshta është momenti që ky numër të ndryshohet. Ndoshta jo për të zgjidhur probleme por për të mos shqetësuar një qytetar që duket se nuk ka asnjë lidhje me OSHEE. Thjesht sugjerim miqësor… Ndërsa qytetarit, urojmë ti kenë ardhur dritat ndërkohë! /ShkodraWeb/





