Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Aleati ynë është nën sulm!”, NATO aktivizon Forcën e Reagimit të Shpejtë kundër Rusisë, lëvizja e parë konkrete

ShkodraWeb 26 February, 2022
nato british flag

Pas një takimi urgjent të premten, NATO aktivizoi Forcën e saj të Reagimit të Shpejtë për herë të parë për të mbrojtur krahun lindor të aleancës ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin ndaj Ukrainës.

Një demokraci evropiane nën sulm, një aleat i NATO-s i sulmuar nga Rusia.

Evropa, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe Australia kanë njoftuar sanksione të forta kundër Rusisë, që kanë në shënjestër bllokimin e bankave të saj nga qasja tek euro dhe dollari dhe bllokimin e Kremlinit nga tregjet financiare perëndimore.

Monedha e Rusisë arriti në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit dhe bursa e Moskës ra me 40 për qind. Por a do të jenë të mjaftueshme këto masa për t’ia ndryshuar mendjen zotit Putin?

“Nëse i analizojmë veprimet e deritanishme të zotit Putin dhe procesin e tij të vendimmarrjes, mund të shohim se ai i ka dhënë një përparësi më të lartë çështjeve të sigurisë sesa atyre ekonomike”, thotë Nora Müller, analiste e Fondacionit Körber.

Ukraina dëshiron mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake, të cilën NATO e ka përjashtuar.

“Trupat britanike dhe të NATO-s nuk duhet të luajnë një rol aktiv në Ukrainë”, thotë James Heappey, zyrtar britanik i mbrojtjes.

Krerët e vendeve të NATO-s zhvilluan një takim urgjent virtual të premten, në të cilin morën pjesë edhe Suedia dhe Finlanda, të cilat nuk janë anëtare të aleancës. Për herë të parë në historinë e aleancës, vendet anëtare aktivizuan Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO-s, duke mundësuar dislokimin e shpejtë të trupave dhe armatimeve për të mbrojtur aleancën.

“Aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë sanksione të forta. Dhe shumë nga partnerët tanë anembanë globit na janë bashkuar. Ne duhet të jemi gati për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të shoqërohej me kosto, sepse ky është një angazhim afatgjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jashtë selisë së NATO-s në Bruksel, protestuesit kërkuan veprime më të ashpra.

“Ne kemi nevojë për ndihmë. Po luftojmë për të gjithë botën demokratike. Nëse nuk i ndalojmë në Ukrainë, ata do t’i afrohen Bashkimit Evropian”, tha Artemii Sattarov, protestues ukrainas në Bruksel.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ngadalësuar përparimin rus me ndihmën e armëve të dhuruara nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Por analistët thonë se ka një kufi për ndihmën ushtarake që Perëndimi mund të japë.

“Nuk është e thjeshtë që të dërgosh armatime, veçanërisht sisteme të ndërlikuara ushtarake, sepse njerëzit duhet të trajnohen për përdorimin e tyre. Dhe ne tashmë jemi përtej asaj faze”, thotë ekspertja Nora Müller.

Zemërimi ndaj veprimeve të Rusisë, dhe zhgënjimi me reagimin perëndimor, kanë shkaktuar protesta në qytete në mbarë botën, nga Londra në Pretoria, nga Amani në Buenos Aires. Dhe brenda Rusisë, mijëra njerëz janë arrestuar në protestat kundër luftës.

Aleatët perëndimorë po shprehin solidaritet me Ukrainën, duke ndriçuar monumentet në të verdhë dhe blu, ngjyrat e flamurit ukrainas. Këto janë gjeste simbolike, por Ukraina thotë se ka nevojë për armë, jo fjalë. /VOA/

Post navigation

Previous: “Pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra larg qendrës së Kievit”, inteligjenca britanike raporton…
Next: Situata e rendit të fundjavë, Policia e Shkodrës njofton për arrestime, ndalime e procedime penale…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.