PDIU e ka quajtur absurd vendimin e PD për të dalë në protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës. Pasi sipas Shpëtim Idrizit opozita e bashkuar duhet të shpaloste platforma për të zgjidhur hallet e shqiptarëve, jo vetëm të denonconte rastet flagrante të qeverisë.
Kritikat e PDIU-së shkojnë përtej opozitës. Idrizi akuzoi të gjithë politikën që nuk ka forcën e duhur për ti kërkuar Greqisë respektimin e të drejtave çamëve apo heqjen e Ligjit të Luftës
Duke u ndjerë e pafuqishme në politikën shqiptare, PDIU ju bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë të protestojnë për drejtat e çamëve, madje edhe para kongresit amerikan.