Vetëvendosja ka shpallur rezultatet preliminare të votimit të brendshëm për kryetarin, sipas të cilave Albin Kurti ka fituar 98.82 për qind të votave.
Sipas njoftimit të VV, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të partisë janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgim, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në pjesëmarrje.
Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, Albin Kurti është votuar 98.82%, kundër kanë votuar 0.61%, abstenim 0.57% dhe vota të pavlefshme vetëm 0.26%
Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu nuk morën pjesë në zgjedhjet për kreun e VV. Ndërkohë, grupi i kryesuar nga ish-kreu i VV-së Visar Ymeri, thuhet se do të formojnë parti të re, raportojnë mediat kosovare.