
Me 73 për qind të votave të numëruara, LVV-ja ka thelluar epërsinë ndaj partive të tjera, duke fituar mbi 257.390 vota apo 50.24 për qind.
Renditja e partive të tjera të mëdha shqiptare është e njëjtë, me PDK-në në vend të dytë me 20 për qind, LDK-në me 14.16 dhe AAK-në me 6.57 për qind.
Lista Serbe, ndërkaq, ka fituar 3.1 për qind të votave.
Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.




