Situate aspak e mire te Vllaznia ne basketboll per meshkuj. Pavaresisht se kuqeblute u futen ne kete sezon me pretendime per te fituar titullin kampion, rezultatet kane qene zhgenjyese.
Kjo pasoi me shkarkimin e trajnerit Milatoviç dhe doreheqjen e zv/trajnerit Berdica. Por sikur te mos mjaftonin keto, ka nje tjeter doreheqje, me te madhe.
SportngaBajraktari meson se presidenti aktual Alban Xhaferi i ka paraqitur doreheqjen Asamblese se Pergjithshme te Shoqates Sportive te Basketbollit Vllaznia.
Ai e justifikon doreheqjen e tij me angazhimet personale ne fushen e biznesit dhe kemi te bejme me nje doreheqje te parevokueshme.
Tashme situata behet me e veshtire per ekipin e basketbollit te Vllaznise, teksa ne mes te sezonit lihet “i braktisur”.
E nga ana tjeter, nuk dihet as çfare do te beje Bashkia Shkoder, te ciles tashme i lind nevoja per te gjetur nje tjeter president per kete ekip.
Afrimi i shume lojtareve te huaj ne vitet e fundit te ekipi i Vllaznise ka bere qe te largohen edhe lojtaret e rinj e si rrjedhoje ky sport ne Shkoder do e kete te veshtire ringritjen. /SportngaBajraktari/