NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

ALARMI – Një virus i ngjashëm me koronën, po shfaros bletët në mbarë globin

Një alarm vjen nga mbarë globi, ku raportohet për ‘shfarosje’ të bletëve. Shkencëtarët në Britaninë e Madhe, kanë shfaqur shqetësim pasi popullsia e bletëve është zvogëluar nga një sëmundje, e cila përhapet nëpërmjet insekteve asimptomatikë dhe shpërndahet me shpejtësi.


“Infeksioni dikur ishte një gjë e rrallë, por është përhapur me shpejtësi”, tregojnë studiuesit e Universitetit në Newcastle, të cilët ekzaminuan bletët në 25 vende, shkruan ‘The Guardian’.

Profesor Giles Budge vjen me një propozim konkret për zgjidhjen e këtij rasti. “Ju nuk mund të mendoni për distancë sociale në një zgjua bletësh, por mund ta menaxhoni atë duke zgjeruar hapësirën brenda zgjoit”, tha ai.