Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Opinione

ALARMI/ “Me projektligjin AntiKÇK bie e gjithë struktura e ndërtuar sipas Kushtetutës, Policia vihet mbi Drejtësinë…”

ShkodraWeb 3 years ago

Nga një lexim i shpejtë i projektligjit për parandalimin e ter.rorizmit…., të cilin Rama e reklamon si antiKÇK, me tërhehin vemendjen këto elementë kryesore:

1. Thuajse të gjitha paragrafët e projekt ligjit fillojnë me fjalët “Policia e Shtetit”. Në tekst vihen re terma të tilla si “Policia urdhëron”; ” bllokon”; “përgjon”; “kontrollon”; “sekuestron”; “heton”. Këto terma ligjorë edhe gjykatat nuk i kanë asnjëherë të plota. Kurse sipas këtij projekti Policia e Shtetit i ka të plota!!!

2. Projekti në formë e në titull ka qëllim të parandalojë ter.rorizmin, kr.imin e organizuar dhe kr.imet e rënda. Në përmbajtjen e tij, Policia ka të drejtë të ndërhyjë në liritë e të drejtat themelore të gjithkujt, nëse mbi të ka një dyshim për njërin nga 2/3 e neneve të Kodit Penal, që ky projekt ja njeh policisë si detyrë për ti hetuar!!! Praktikisht policia heton për çdo vepër penale.

3. Projekti e anashkalon procesin e rregullt gjyqsor hetimor. Gjykata e prokuroria ngjajnë si agjensi legalizimi të ndërhyrjeve që policia bën sipas qejfit!!! Madje gjykatësit e Prokurorët janë subjekte hetimore nga policia!!!

4. Madje një nen në projekt përcakton se pavarësisht çfarë bën SPAK, BHKH dhe Gjykata për një rast konkret, policia bën veprime hetimore paralele!!!

Pra me pak fjalë, me një ligj të vetëm bie poshtë e gjithë struktura shtetërore e ndërtuar sipas Kushtetutës, për të hetuar e ndëshkuar kr.imin. Bashkë me ta bie poshtë i gjithë proçesi i rregullt ligjor. Madje bie poshtë edhe vetë reforma në drejtësi.

Projektligji është në fakt instrumenti më i rrezikshëm që po ti jepet në dorë qeverisë së sotme moniste, mund të bëjë ç’të dojë me cilindo kundërshtar ose të pabindur të saj. Policia është institucion thellësisht i varur nga pushteti politik.

Në kushte normale Policia e Shtetit është nën hyqmin e organeve të drejtësisë. Me këtë projekt ajo shpallet organ drejtësie me vete, madje edhe më e lartë se vetë drejtësia në disa raste!!!

Edhe SPAK e BKH, ky ligj i anashkalon!!! Të jetë vallë produkt i të huajve kjo gjë?! Duan apo sduan që këto institucione të reja të krijohen?!

Për herë të fundit që ky ligj ka vepruar kështu, vendi ka qenë zyrtarisht i quajtur Diktaturë! Ta duan vallë të huajt diktaturën?! Megjithë kritikat që kemi, nuk e kemi dëgjuar këtë gjë nga ata.

Mezi po pres të shoh kush nga agjensitë e huaja e mbështet këtë ligj. Mesa di ata që u morën me Reformën në Drejtësi nuk janë mbështetës të nismave të tilla që paralelizojnë veprimtarinë e SPAK dhe BKH. Pra ata nuk janë, natyrshëm pas kësaj nisme. Megjithatë të shohim, se mbase ka të tjerë…

Zoti e bëftë mirë, por ky duket fundi i sundimit të ligjit dhe fillimi i sundimit të pushtetit politik! Ky i fundit nuk është e thënë të jetë gjithmonë Edi Rama… nëse kundërshtarëve të tij ju bie në dorë ky ligj as në atë botë s’do ta lënë të qetë…

Ende shpresoj se do gjendet një arësye që të bëhet drejtësia e re dhe ti lëmë ata të punojnë. Të jem i sinqertë, një ligj i tillë nën drejtimin e drejtësisë do ishte të paktën më i pranueshëm. Por nën hyqmin e pushtetit politik është i PAPRANUESHËM!

Sidoqoftë, këto komente të miat janë mbi një draft paraprak të këtij ligji. Të shohim dhe draftin zyrtar… /Nga Ylli MANJANI, ish- ministër i Drejtësisë/

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION/ Damiani dhe Rudina, që asistohen nga Borchardt po i japin duart e fundit debatit për s#ksin e engjëjve…
LAJM PAS: Pse nuk duhet të heshtim për 26 Nëntorin dhe kujtesa blic e shqiptarëve…

TË FUNDIT

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

12 hours ago
NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!
  • Kryesore

NGA FLUTURA AÇKA – Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi…!

2 days ago
NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…
  • Kryesore

NGA MITRO ÇELA – Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet, nuk di me kë ta krahasojë…

3 days ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

TË FUNDIT

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

14 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

37 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.